64% e qytetarëve në RMV janë kundër ndryshimeve kushtetuese

    Gjithsej 64 për qind e qytetarëve konsiderojnë se shumica qeveritare nuk duhet të pranojë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë qoftë edhe me çmimin e shtyrjes së fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa 45 për qind konsiderojnë se Qeveria do ta tejkalojë kontestin me Bullgarinë, tregon anketa e fundit që për emisionin “Detektor” e realizoi Instituti për hulumtime politike Shkup (IHPSH), shkruan AIM, përcjell Nistori.

    Të ndarë sipas përkatësisë etnike, madje rreth 82 për qind e të anketuarve maqedonas thonë se bullgarët nuk duhet të përfshihen në Kushtetutë, ndërsa te të anketuarit shqiptarë, 56 për qind mbështesin ndryshimin e Kushtetutës.

    Nëse vendi merr garanci shtesë, 41 për qind e qytetarëve konsiderojnë se duhet t’i qaset ndryshimit të Kushtetutës, ndërsa 43 për qind e të anketuarve thonë jo.

    Një përqindje e lartë e të anketuarve, madje 50.5, konsiderojnë se administrata e re amerikane mund të ndihmojë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme midis Shkupit dhe Sofjes.

    Anketa e opinionit publik për “Detektor” është realizuar nga IHPSH me një anketë telefonike të realizuar nga data 1 deri më 4 mars të këtij viti prej 1050 të anketuar nga mbarë vendi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KUFIRI I TMERRIT! / Bllaca dhe keqtrajtimi i udhëtarëve

    Lajmi i rradhës

    Mjeku Çibishev: RMV duhet t’i kushtojë më shumë kujdes shëndetësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë