BFI gëzon besim të lartë në mesin e besimtarëve myslimanë në vend

    Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut gëzon besim të madh tek besimtarët e saj në shtet, tregon hulumtimi më i ri i “Religia.mk” dhe “Institutit për hulumtime politike – Shkup – IPIS”, mbështetur nga Fondacioni “Konrad Adenauer” – KAS, pjesë e projektit për analizën e perceptimit të opinionit në shoqëritë multi-religjioze.

    Nga Fondacioni “Konrad Adenauer” sot kumtuan se hulumtimi në të cilin janë përfshirë vetëm myslimanë, tregon se në BFI besim kanë 66,7 për qind e të anketuarve, prej të cilëve 22,8 për qind janë prononcuar se kanë “besim të plotë”, ndërsa 43,9 për qind janë përgjigjur me “deri diku po” kanë besim. Vetëm 4,8 për qind thonë se “aspak nuk kanë” besim në BFI-në, si institucion.

    Sipas rezultateve të hulumtimit, kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu e gëzon besimin më të lartë në mesin e besimtarëve, “plotësisht” ose “deri diku” besim në të i kanë 56,1 për qind e të anketuarve. Një përqindje të lartë të besimit e gëzojnë edhe myftinjtë dhe imamët.

    “Në këtë kontekst myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut më shumë do të kërkonin ndihmë për zgjidhjen e problemeve nga imami i tyre, sesa nga institucionet shtetërore ndaj të cilëve duhet gjegjësisht të drejtohen për ndihmë gjatë sfidave të caktuara me të cilat përballen”, thuhet në kumtesë.

    Në pyetjen “Nëse për zgjidhjen e problemeve/sfidave fillimisht mbështetje do të kërkonin nga institucionet shtetërore, ose nga Imami i juaj?”, 35,8 për qind si opsion e kanë zgjedhur Imamin, ndërsa 32,3 për qind institucionet shtetërore.

    Diku 70,8 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se “religjioni në jetën e tyre të përditshme ka ndikim të madh ose deri diku të madh”.

    Tek të anketuarit janë të ndara mendimet nëse rreth kësaj ekzistojnë procese të caktuara të cilat lidhen me ndikime të jashtme të politikës, që reflektohet edhe në perceptimin gjatë zgjedhjes së kryetarit të BFI-së dhe myftinjve.

    Rreth pyetjes “Nëse BFI duhet të ketë, ose nuk duhet të ketë ndikim politik mbi jetën publike”, mendimi sërish ka qenë i ndarë. Se duhet pasur, ose deri diku të ketë ndikim janë përcaktuar 41,4 për qind e të anketuarve, ndërsa 40,2 për qind vlerësojnë se BFI nuk duhet, ose deri diku nuk duhet të ketë ndikim politik në jetën publike.

    Hulumtimi, siç qëndron në informacion, zbulon se për shumicën më të madhe të myslimanëve në shtet më e rëndësishme është përkatësia fetare sesa ajo etnike.

    Gjithashtu, hulumtimi ka treguar se radikalizmi fetar është sfidë për myslimanët në shtet, me ç’rast 10,5 për qind e të anketuarve vlerësojnë se ai ekziston tek një pjesë e madhe e popullatës, ndërsa 25,4 për qind vlerësojnë se radikalizëm fetar ka tek një pjesë e caktuar e popullatës.

    Hulumtimi është zbatuar në periudhën nga maji deri në qershor të këtij viti dhe janë përfshirë 1.116 të anketuar, ndërsa në ekzemplar janë respektuar të gjitha karakteristikat socio-demografike të popullatës në shtet nga besimi islam. Gabimi margjinal është midis +/-3.2 për qind me 95 për qind interval besimi.

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit në RMV për herë të parë do të shfrytëzojnë pushimin pranveror

    Lajmi i rradhës

    PUSHTETI I VARDISET OPOZITËS PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë