7 janari ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së

    Dita e parë e krishtlindjeve – 7 janar (e premte), do të jetë ditë jo-pune të për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

    Siç njoftoi Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, e premtja ditë jo pune është shpallur në bazë të Ligjit për festa.

    “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 21/98 dhe 18/07), 7 janar 2022 (e premte) , Krishtlindja, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju uron Krishtlindjet qytetarëve të fesë ortodokse”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski e konfirmon: Rryma do të shtrenjtohet për 9.48%

    Lajmi i rradhës

    Parisi nuk do ndarjen e Shqipërisë dhe RMV-së në rrugën drejt BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë