9 vjet nga konflikti në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

    Sot bëhen nëntë vjet nga përleshja me armë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj 2015, ku si pasojë, humbën jetën 8 policë dhe 37 të tjerë u plagosën, ndërkaq grupi ka humbur 10 persona. Veç kësaj, nga luftimet u shkatërruan dhjetëra shtëpi, duke e pasur parasysh se ngjarja ka ndodhur në lagje urbane.

    Kumanova dy ditë jetoi në frikë dhe pasiguri. Të shtënat nisën në orët e para të mëngjesit. Kumanovarët d;gjonin fluturime me helikopterë. U mbyllën rrugët, u mbyll një pjesë e qytetit, pothuajse e gjithë lagjja Tode Mendol. Fabrikat në atë pjesë të qytetit nuk punonin.

    Kumanovarët e kujtojnë këtë si ngjarje jashtëzakonisht tragjike. Të shtënat ishin me intensitet të ndryshëm, nga disa vende shihej tym i dendur. Forcat e sigurisë evakuuan banorët, hyrja nga rruga kryesore “Tode Mendol” u lejua vetëm për policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit. Disa nga banorët nga “Lagjja eTrimave” u evakuuan te të afërmit. Policia evakuoi disa herë banorët.

    Qytetarët e Kumanovës thonë se ngjarjet nuk duhet të harrohen dhe të mos përsëriten kurrë.

    Më 2 nëntor të vitit 2019, dy vjet dhe pesë muaj pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave”, dhe një vit e tetë muaj pas fillimit të gjykimit, Gjykata Themelore e Shkupit miratoi vendim shkallës së parë kundër të akuzuarve për veprën penale “Terrorizëm”.

    Aktgjykimi:

    • 7+1 persona: burg të përjetshëm
    • 13 persona: nga 40 vjet burg
    • 6 persona: me nga 20 vjet burg
    • 1 person: me 18 vjet burg
    • 2 persona: me nga 14 vjet burg
    • 2 persona: me nga 13 vjet burg
    • 2 persona me nga 12 vjet burg
    • 4 persona u liruan
    Lajmi Paraprak

    Ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve, flasin ekspertët!

    Lajmi i rradhës

    Demokracia në Shqipëri ka armik vetë demokracinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë