A do të aktivizohet greva në arsim?!

    Fotografia: Nistori

    Nesër pritet të përmbyllet Marrëveshja paqësore mes Ministrisë së Arsimit dhe SAShK-ut e cila duhet të jetë vendimtare nëse greva do të riaktivizohet ose jo.

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se qëndrimet e palëve janë përafruar mirëpo pa një vendim konkret. Shaqiri nuk përjashton mundësinë që viti shkollor të përfundoj më 10 qershor, por sipas tij, materiali i mbetur të kompensohet në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.

    “Nesër, bashkë me ndërmjetësuesin do ti shohim të gjitha rekomandimet. Procedura tjetër është se ne duhet ti pranojmë rekomandimet e të dyja palëve që vijnë përmes ndërmjetësuesit. Do të gjejmë mundësinë që një pjesë e plan programit të realizohet në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor. Do të shqyrtohen të gjitha kombinimet ndërsa Byroja do të thotë fjalën e fundit. Po shqyrtohen të gjitha mundësitë por akoma nuk kemi një përgjigje zyrtare nga Byroja për rekomandimet si më tutje”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Kryetari i Ohrit, Kirill Pecakov tha se të gjithë punonjësit e kësaj komune që ishin në grevë do të marrin paga të plota pavarësisht vendimit të ministrive përkatëse.

    “Unë si kryetar komune do i paguaj pagat e plota, shpresoj që edhe Ministria ka të njëjtin qëndrim. Kur bëhet fjalë se kur do të përmbyllet viti shkollor për këtë ka persona ekspert që kujdesen për këtë punë dhe shpresoj që shumë shpejt do të vendosin se si do të përfundoj, më 10 qershor ose do të ketë vazhdim”, deklaroi Kiril Pecakov, kryetar i Ohrit.

    Javën e kaluar, SASHK-u realizoi takim me ministren e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska e cila bëri të ditur se punonjësit në çerdhe që ishin në grevë nuk do të marrin paga të plota për muajin prill. Ajo shtoi se po kërkohet zgjidhje ligjore që mëditjet e papaguara t’u komepenzohen muajve të ardhshëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ushtari “i gëzuar” rus u filmua në vitin 2015, jo në vitin 2022

    Lajmi i rradhës

    RMV, 50 milionë euro borxh për deponi rajonale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë