RMV, 50 milionë euro borxh për deponi rajonale

    Fotografia: Emir H

    Në Qershor vendi pritet të huazojë 50 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, para të cilat do të shfrytëzohen për ndërtim të deponive rajonale në vend, e për të cilat flitet tashmë disa vite.

    Një nga deponitë rajonale planifikohet të ndërtohet në Sveti Nikollë, megjithatë përzgjedhja e këtij qyteti për ndërtim të një deponie rajonale nuk ishte pritur “krahë hapur” nga drejtuesit e komunës. Ministri i Mjedisit Jetësorë thotë se deponia në Sveti Nikollë është kërkesë e 18 komunave të tjera dhe e njëjta do të ndërtohet me grante nga Bashkimi Europian.

    “Kryetari i Sveti Nikollës ka mendimin e tij. Megjithatë unë jam i lumtur që 18 komuna të tjera kërkojnë nga ne që të vazhdojmë me zbatimin e projektit. Ne jemi duke folur për një projekt që kap shifrat rreth 40 milionë euro. Pjesa më e madhe e atyre parave është nga Bashkimi Evropian, në formën e granteve. Ajo që është me rëndësi të dinë është se deponia do të plotësojë standardet ndërkombëtare. Nga vet BE-ja nuk do të lejonin që të ndërtojmë deponi që nuk plotëson standardet”, deklaroi Naser Nuredini- Ministër i Ekologjisë.

    Qindra deponi ilegale nëpër të gjithë territorin e vendit assesi të largohen njëherë e përgjithmonë. Edhe nëse të njëjtat pastrohen, nuk kalon shumë kohë deri në rikrijimin e tyre. Vetëm nga data 6-8 maj më shumë se 7 mijë vullnetarë kanë mbledhur rreth 185 tonë mbeturina gjatë aksioni pranveror “Fundjavë pastrimi”. Sipas përllogaritjeve çdo vullnetarë ka mbledhur rreth 25 kilogram mbeturina.

    “Supozoj se ka së paku edhe aq mbeturina në natyre dhe apeloj deri tek qytetarët që të konsiderojnë selektimin e mbeturinave si zgjidhjen më të mirë për ballafaqim me këtë ndotje, në rastin konkret me mbeturinat”, tha Filip Ivanovski- “Pakomak”.

    Synimi i aktivistëve është që deri në 40 vjetorin e pavarësisë, nëpër territorin e vendit të mos ketë më deponi ilegale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A do të aktivizohet greva në arsim?!

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE-ja është e vendosur për bllokimin e Kuvendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë