A do të hapet lëndë për Besmira Ejupin?!

    Komisioni Anti-korrupsion në kolegjiumin e ardhshëm do të vendos nëse do të hapë lëndë të re pas zërave në opinion se Besmira Ejupi është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    Antikorrupsioni dorëzoi iniciativë për kallëzim penal rreth lidhur me angazhimin e Ejupit në 5 komuna njëkohësisht ku kishte marrë 12 mijë euro. Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska tha se fillimisht duhet të diskutojnë rrethanat e punësimit eventual e pastaj do të vendosin për hapat e ardhshëm.

    “Ajo që ne na intereson është a ka keqpërdorim të pozitës zyrtare të atij personi… Por vendimet tona nëse do të hapim lëndë ose jo i marrin në kolegjium, për të cilin sot nuk mundëm të mbajmë, pasi ishte caktuar seancë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-Korrupsionit.

    Nga Anti Korrupsioni thonë përveç për Komunën e Bërvenicës, prokuroritë në vend nuk kanë vepruar për iniciativat për ndjekje penale për pesë kryetarët e komunave në të cilat Ejupi ishte e angazhuar njëkohësisht.

    “Tani shpejt erdhi një njoftim nga Prokuroria publike në Tetovë ku thuhet se nuk ka elemente për veprim të më tejshëm, respektivisht, iniciativën tonë për ndjekje penale të kryetarit të komunës së Bërvenicës e hedh poshtë si të pabazë. Ndërsa për të tjerët ende nuk kemi marrë asnjë lloj informate”, u shpreh Katica Nikollovska, anëtarte e Anti Korrupsionit.

    Një ditë pasi VMRO DPMNE-ja zbuloi se Ejupi ishte punësuar në MPJ, ky dikaster as nuk e pohon e as nuk e mohon punësimin e Besmira Ejupit ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se punësimin e llogarit si çështje administrative.

    “Unë dy herë kam pyetur për atë person. E para ishte nëse është konsull, doli që nuk është siç thash. E dyta ajo ka qenë e punësuar në komunë e cila një periudhë më të gjatë është udhëhequr nga kryetar i VMRO-DPMNE-së. Por duhet të kontrollohet nëse është e vërtetë”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Kryeministri Kovaçevski iu shmang edhe pyetjes së gazetarëve, për atë se sa para ka harxhuar Qeveria për vendosjen e funksionarëve të saj në Beograd gjatë panairit të verës në suaza të “Ballkanit të Hapur”. Nga Anti Korrupsioni kërkojnë që Enti Shtetëror për Revizion të filloj të jetë efikas.

    “Kur bëhet fjalë për shpenzimin e mjeteve financiare, Enti shtetëror për revizion le të shkojë një herë dhe le të bëjë një revizion në Qeveri. Aman më… 13 vite nuk ka bërë revizion atje, le ta bëjë dhe të konfirmojë nëse të hollat janë harxhuar me dedikim apo pa dedikim dhe në mënyrë detale”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-Korrupsionit.

    Nga opozita akuzojnë se Qeveria ka shpenzuar qindra mijëra euro për pjesëmarrje në Panairin e Verës në Beograd i cili u organizua në suaza të Ballkanit të Hapur. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ghassan Kanafani, martir i lirisë palestineze

    Lajmi i rradhës

    Dinakëria e Vuçiç, konfuzioni i Perëndimit dhe sharlatanët e tjerë të Ballkanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë