A do të jenë të suksesshme zgjedhjet për kryetar të ri në komunën Qendër Zhupë?!

    Më 17 prill në komunën rurale Qendër Zhupë do të mbahen zgjedhjet të përsëritura lokale për kryetar të pushtetit vendor. Me vendim të Parlamentit për shkak se në zgjedhjet e 17 tetorit në vitin e kaluar nuk pati census në këtë komunë dhe në Mavrovë-Rostushë, u vendos që të përsëriten zgjedhjet për kryetar. Në komunën Qendër Zhupë kanë filluar aktivitetet e Komisionit komunal zgjedhor dhe më 17 prill do të mbahen zgjedhjet, thotë kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Nexhip Iljas. Por me të drejtë janë prezent shqetësimet se zgjedhjet sërish do të jenë të pasuksesshme meqë mbi 70 për qind të banorëve të kësaj komune janë në migrim. Duke marrë parasysh këtë situatë, edhe fushata zgjedhore mes dy oponentëve kryesisht realizohet në Itali ku është edhe pjesa dërmuese e kurbetçarëve nga Zhupa.

    Zgjedhjet më 17 tetor të vitit 2021 ishin të pasuksesshme në komunën Qendër Zhupë, meqë nga gjithsej 7.317 votues, në vendvotime dolën vetëm 25, 77 për qind, ndërsa në zgjedhjet e 7 prillit dolën 240 votues më pak, respektivisht 7077 votues. Kjo situatë pamundësoi që asnjë nga kandidatët të mos fitojë edhe pse kandidati Arjan Ibrahim nga Partia Demokratike Turke fitoi 1342 vota kurse Shain Shaqir nga partia për Lëvizje dhe Unitet kombëtar të Turqve 482 vota. Edhe në këta zgjedhje të përsëritura po të njëjtët kandidat janë në garë për kryetar të komunës Qendër Zhupë. Në të dy shtabet zgjedhore thonë se përsëri censusi nuk mund të sigurohet nëse në votime nuk janë prezent një pjesë e madhe e kurbetçarëve. Sipas burimeve të njëjta këto ditë të dy kandidatët përveç takimeve parazgjedhore në fshatrat e komunës, realizojnë fushatë edhe në Itali ku është pjesa dërmuese e kurbetçarëve. Kurbetçarët e Zhupës në Itali jetojnë kryesisht në pjesën veriperëndimore respektivisht në rajonin Veneto. Edhe në zgjedhjet e mëparshme kurbetçarët kanë patur fjalën kryesore për të zgjedhur njeriun e parë të kësaj komune e cila vite më parë ishte pjesë e komunës Dibër.

    Pas zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar Qeveria ishte e detyruar të vendos përfaqësues qeveritar në këtë komunë dhe me vendim të Qeveris si administrator kryesor u vendos kryetari i deri atëhershëm Arjan Ibrahim nga Partia Demokratike Turke. Të theksojmë se në zgjedhjet e 17 tetorit u konstituua Këshilli komunal i cili shumicë ka Partia Demokratike Turke dhe koalicioni me LSDM.

    Të shtojmë se komuna e dytë në zgjedhjet lokale ku nuk u zgjodh kryetar komune ishte komuna e Mavrovë Rostushit. Edhe në këtë komunë nuk pati fitues mes kandidatëve të LSDM dhe VMRO-së edhe pse më shumë vota pati Medat Kurtovksi i LSDM-së. Censusi nuk u plotësua meqë pjesa dërmuese e popullatës është në kurbet. Qeveria vendosi që Medat Kurtovski të administrojë me komunën deri në zgjedhjet e përsëritura më 17 prill. Por, në këtë komunë meqë vetëm LSDM pati kandidat e ai ishte Medat Kurtovski, vendosi që të tërhiqet nga gara siç tha për shkak të korrektësisë që mos ketë harxhime por edhe mundësisë që përsëri të mos plotësohet censusi.

    Zgjedhjet të përsëritura në komunën Qendër Zhupë do të realizohen sipas listës zgjedhore të konceptuar sipas regjistrimit të vjetër , gjë që tregon mundësinë që përsëri të mos mundësohet arritja e censusit, pasi që nga dita në dit në të dy komunat në fjal vazhdon migrimi masiv i popullatës. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    “Qeveria e Petkovit nuk duhet të devijojë nga interesi kombëtar bullgar në raport me RMV-në”

    Lajmi i rradhës

    RMV, Serbia pritet që ta heq ndalesën për eksportin e vajit për ushqim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë