A do të mësojmë në vitin 2023 se mbeturinat hidhen në kosh?!

    Pastrimi i deponisë së vogël me lindan në Ohis është njëri nga aktivitetet më të rëndësishme ekologjike që shënuan vitin 2022, ndërsa vitin që po kalon do ta mbajmë mend edhe për fitoren e vogël por të rëndësishme të ekologjisë ndaj biznesit, anulimi i koncesioneve për hidrocentrale të vogla në Sharr. Megjithatë, mbrojtja e natyrës edhe më tej nuk është ana jonë e fortë, ndërsa kjo më së miri shihet përmes faktit se këto objekte energjetike janë paraparë edhe në Parkun Nacional të Mavrovës. Ndërkaq, shembulli i rajonit të Ohrit, pasuria jonë më e madhe natyrore dhe kulturore, e mbrojtur nga UNESCO, është unikat. Fatkeqësisht, edhe në vitin 2022 nuk ka pasur asnjë progres në reduktimin e transformimt urban dhe atë të bregut të liqenit, pasi Konventa e Bernit hapi lëndë kundër vendit për kërcënimet ndaj zonave të Smeradit Liqeinit të Ohrit dhe Galiçicës, shkruan Meta.mk, përcjell Nistori.

    Mungesa e trajtimit të të gjitha vatrave të tjera të nxehta historikisht, është po ashtu një gjë që vërehet në këtë retrospektivë të vitit që po përfundon. Jugokromi dhe kromi gjashtëvalent janë në vendin e njëjtë sikurse vitin e kaluar, njëjtë edhe Llojani dhe arseni, HIV Veles dhe gipsi… Shkritorja në Veles edhe pse ka koncesion për eksportin e zgjyrës tashm më tre vite nuk ka lëvizur nga pika e vdekur.

    Por, ndotja në vend nuk është vetëm historike. Kriza energjetike dhe çmimet e larta të energjisë elektrike në vitin 2022 “nga të vdekurit” kanë nxjerrë dy kapacitete, TEC Negotinë dhe TEC Osllomej, të cilët këtë vit punojnë intensivisht dhe na shpëtojnë nga ngrirja. Me çmimin e shëndetit natyrisht, por atë do ta paguajmë në mënyrë shtesë.

    Çështja e ajrit të ndotjes është realitet i përjetshëm, ndërsa aktuale edhe për këtë vit. Njëri nga lajmet e rralla të mira në këtë fushë ishte rritja e fuqisë maksimale të instaluar të gjashtë kilovatëve dhe lehtësimi i procedurave për vendosjen e fotovoltaikëve për amvisëri dhe biznes. Megjithatë, edhe pse është e qartë se duhet seriozisht të kthehemi kah burimet alternative të energjisë, kushtet për këtë lloj të investimit edhe më tej janë shumë të largëta për pjesën më të madhe të familjeve në vend.

    Laboratori qendror i ministrisë këtë vit nuk u akreditua për metoda me të cilat do të ndiqet cilësia e ajrit. Ligji për aksionin klimatik, i cili duhet të mundësojë zhvillim të ulët të karbonit dhe rezistencë ndaj krizës klimatike, duhej të miratohej në vitin 2020, më pas 2021, por nuk ka përfunduar as në vitin 2022.

    Shembull i mirë në vitin 2022, që meriton admirim në një shoqëri të ndarë në bazë politike, etnike, sociale dhe kulturore, është unifikimi i qytetarëve në juglindje në luftën e tyre kundër minierën Ilovicë – Shtuka. Për ata, ari i vërtetë është toka e pastër, natyra e paprekur dhe ushqimi orgaik dhe jo metali, i cili sipas mënyrës në të cilën gërmohet dhe pasojat që i le në mjedis, nuk është aspak fisnik.

    Ajo që mbetet si shpresë për vitin 2023, ndoshta edhe për më tej, është se mjedisi jetësor do të jetë të paktën një shkallë më lartë në shkallët e politikanëve. Në vitin që po presim besojmë se jemi një hap më afër drejt qendrave rajonale për mbeturina, për të cilat së fundmi u miratua ligji për sigurimin e finansave përmes BERZH-it.

    Fatkeqësisht, tani për tani nuk jemi më afër stacionit të pastrimit për trajtim të ujërave të zeza në Shkup. Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini në një takim me gazetarët potencoi një realitet të hidur: “Nëse nuk kemi stacion të pastrimit në Shkup, asnjëherë nuk do të hyjmë në Bashkimin Evropiane”. Atë që e di edhe Nuredini, ndërsa edhe të gjithë ne, është fakti se lista e arsyeve ekologjike se pse ne nuk do të hyjmë në Evropë është shumë më e gjatë.

    Në vitin 2023 politikanët do të duhet të përkushtohen më seriozisht në investimet në mjedisin jetësor. Do të duhet të ballafaqohen me ndryshimet klimatike dhe obligimet që i kemi ndërmarrë, të punojnë në braktisjen e derivateve fosile, të gjejnë masa që me të vërtetë do të përmirësojnë ajrin, të mbrojnë tokën dhe ujërat, biodiversitetin dhe natyrën, të vendosin sistem të vërtetë për selektimin e mbeturinave. Ohrit duhet t’ia kthejnë dinjitetin, t’i aktivizojnë shërbimet inspektuese, të parandalojnë krim ekologjik, ndërsa helmimi dhe vrasja e kafshëve të egra të marrë ndonjë vendim gjyqësor…

    Mund të fillojnë prej nga të duan, gjithçka është më e rëndësishme.

    Ndërsa për ne qytetarët ka punë, ne duhet të fillojmë nga gjërat bazë dhe të mësojmë se mbeturinat hidhen në kosh dhe jo në natyrë!

    Lajmi Paraprak

    Mund të rritet ndotja e ajrit në ditët në vijim për shkak të festave të fundvitit

    Lajmi i rradhës

    Rusia lejon shtetet “jomiqësore” të paguajnë borxhin për gaz me valuta të huaja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë