A do të organizohen dasma këtë vit?!

    Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi hodhi poshtë mundësinë që në këtë moment të mund të organizohen dasma.

    Ai thotë se sipas protokolleve, masat e tanishme për objektet hotelerike do të vlejnë deri më 15 maj.

    “Në këtë moment sytë i kemi te Komisioni për Shëndetësi dhe kjo është e vetmja pikë sipas së cilës ne i sjellim vendimet ekonomike. Me vendimin e fundit të Qeverisë u lejuan objekteve hotelerike të cilat janë të kategorizuara për organizimin e ngjarjeve të punojnë me të njëjtat kushte si punojnë edhe objektet tjera hotelerike, dhe kjo është që të punojnë në hapësira të hapësira dhe sipas protokolleve. Dje biseduam për përshtatjen shtesë të protokolleve për punë për këtë kategori hotelerie”, tha Bytyqi.

    Ai shpreson se kriza shëndetësore do të qetësohet dhe se do të ulet trysnia ndaj punonjësve shëndetësorë dhe atëherë do të mund të bisedohet nëse do të kthehemi në normalitet.

    Lajmi Paraprak

    “Finance Think”: Ndihmat e shtetit për kompanitë në vend nuk kanë qenë efikase

    Lajmi i rradhës

    Pasaportat false dorëzuar bosëve të drogës, janë nxjerrë jashtë përdorimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë