A do të përdoret gazi rus nëse është më i lirë për tregun e RMV-së?

    Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi në “Magazina Ekonomike” në Alsat, ka thënë se përderisa nuk ka ndonjë ndalesë për përdorimin e gazit rus, sipas tij, nëse do të jetë më i lirë për tregun vendor, sigurisht që do të shfrytëzohet edhe ai.

    Mirëpo, Rexhepi ka bërë me dije se në BE, sivjet sasia e gazit rus aktualisht është vetëm 8 apo 9 për qind.

    “Përderisa nuk kemi një ndalesë për përdorimin e gazit rus, nëse ai do të jetë më i lirë për tregun tonë, sigurisht që ne do të shfrytëzojmë edhe atë. Por, duhet të shihet edhe ana gjopolitike, sepse nesë e shikoni hartën e furnizimit të BE-së, pjesa dërrmuese e gazit natyror ka qenë nga veriu në jug, ose nga lindja në perëndim, tani kjo po ndryshon. Nëse vitin e kaluar sasia e gazit rus që ka qenë në tregun evropian, ka qenë diku afër 43 për qind, sivjet pritet të jetë diku 8 apo 9 për qind, do të thotë ka rënie drastike. Kjo do të thotë se BE mund të mbijetojë edhe pa gazin rus”, tha Rexhepi.

    Ai ka thënë se tashmë përfundimisht kjo marrëveshje prish monopolin që deri tash e ka shfrytëzuar kompania GazProm.

    “Marrëveshjen që ditën e hënë e nënshkruam në Sofje, përfundimisht pamundëson dhe prishë monopolin që deri tash e ka shfrytëzuar kompania e furnizimit me gaz rus Gaz Prom, dhe do të mundëosj që edhe furnizuesit tjetër do të kenë çasje edhe në tregun e furnizimit por edhe në tregun e transmisionit të gazit natyror ndërmjet dy vendeve tona”, tha Rexhepi.

    Rexhepi: Vendi jonë do të mund të furnizohet me gaz edhe nga Greqia dhe Turqia

    Rexhepi deklaron se vendi ynë do të mund të furnizohet me gaz jo vetëm nga Bullgaria por edhe nga Greqia dhe Turqia.

    “Aktualisht ne kemi vetëm një linjë interkoneksioni ndërmjet dy sistemeve tona të transmisionit që lidhet afër kufirit në Deve Bair, dhe deri tash do të thotë i gjithë kapaciteti që ka qenë nga linja bullgare në transmisionin tonë ka qenë e rezervuar nga Gaz Prom. Do të thotë që të jetë më e kuptueshme në anën bullgare stacionet e kompresorëve deri tani kanë gjeneruar një presion për rreth 36-37 bardhe me këtë prodhohet një kapacitet i përgjithshëm në nivel vjetor rreth 800 milion metër kub dhe në nivel ditorë, rreth 2.2 milionë metër kub sasi të gazit që vinin në vendin tonë, dhe e dinë të gjithë se ky kapacitet ka qenë i rezervuar deri tash nga operatori nga furnizuesi rus Gaz Prom me një kontratë afatgjate deri në vitin 2030 dhe kjo ka pamundësuar që operatorët tjerë, furnizues tjerë të kenë qasje në këtë rrjet të transmisionit. Çfarë ndryshohet tani, çfarë është ajo që ndryshon me këtë marrëveshje. E para është se do të bëhet një rritje e kapaciteteve të kompresimit në anën bullgare do të thotë nga 36 bar do rritet në 46 bar, përafërsisht do të ketë kapacitet ditor afër 500.000 metër kub më shumë që do të transmetohen në vendin tonë, që janë jashtë marrëveshjes që Gaz Prom ka pasur me Bullgar Trans Gaz me palën bullgare. Por e rëndësishme është që edhe në vendin tonë ndryshojnë shumë parametra, sidomos ato të matjes, aktualisht ka qenë shumë e thjeshtë sepse i gjithë ky kapacitet që vinte nga pala bullgare ka qen gaz rus dhe ka qenë me të njëjtën vlerë kalorike dhe matjet në stacionin tonë të matjes janë bërë me metër kub. Tani që lirohen kapacitete tjera dhe do të kenë mundësi edhe operatorë të tjerë të shfrytëzojnë këtë kapacitet nuk do të ketë vetëm gaz rus, do të ketë gaz le të themi nga Greqia apo Turqia, dhe këto nuk kanë vlera të njëjta energjetike”, deklaroi Bajram Rexhepi, Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare. 

    Lajmi Paraprak

    Punëtorët e Maqedonisë së Veriut, më produktivët në rajon

    Lajmi i rradhës

    “Të maltretuar e në borxhe”: Rruga drejt pensionit invalidor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë