A do të rriten kontributet për pensione në Gjermani?

    Ministri federal i Punës Hubertus Heil nuk pret që norma e kontributit për pensione të rritet tepër. Por pas vitit 2025 mund të ketë rritje.

    Pas skadimit të rregullave të tanishme për kufizimet, norma do të “rritet pak”, tha Heil në fundjavë për mediat gjermane. Sigurimi i pensioneve nënkupton se norma e kontributeve mund të mbetet e njëjtë deri në vitin 2026 – sepse kemi një rritje më të ngadaltë të jetëgjatësisë për shkak të pandemisë korona.

    Aktualisht ka rreth pesë milionë më shumë punonjës që paguajnë kontribute sociale, se sa parashikohej para dhjetë vitesh, tha Heil. Si rezultat, norma e kontributit mund të mbahet në nivelin e mëparshëm për një kohë më të gjatë se sa që pritej.

    Kur priten rritjet e kontributeve

    Fotografi simbolike për pensionet

    Fotografi simbolike për pensionet

    “Norma e pagesave do të rritet pak në gjysmën e dytë të viteve 2020”, tha ministri i SPD. “Qëllimi im është të parandalohet një rritje e madhe”. Kjo është e mundur “nëse bëjmë detyrat e shtëpisë dhe sigurojmë numrin e duhur të punëtorëve të kualifikuar” dhe ai duke shtuar se duhet të “ulim kontributet” edhe përmes pensionit aksionar.

    Koalicioni i tanishëm qeveritar planifikon të sigurojë të ashtuquajturën linjë ndalimi në nivel pensioni, e cila siguron një nivel pensioni prej 48 për qind të rrogave, deri në vitin 2025. Linja e dytë e kufizimeve synon që pagesat për sigurime sociale dhe pensione të mos kalojnë kontributet prej më shumë se 20 për qind edhe pas vitit 2025.

    Vdekja lehtëson fondet!

    Heil mbrojti planet e ministrit të Financave Christian Lindner (FDP) për të marrë fillimisht borxhe në vlerë prej dhjetë miliardë euro, në mënyrë që t’i investojë ato në tregun e kapitalit dhe të përdorë të ardhurat për të ulur kontributet e pensioneve nga mesi i viteve 2030. Sipas tij, këtu bëhet fjalë për investime afatgjata për të garantuar pensionet.

    Hubertus Heil, ministër i Punës

    Hubertus Heil, ministër i Punës

    Edhe kryetarja e Shoqatave të Sigurimeve të Pensioneve, Gundula Rosbach, tha në “Intervistën e javës” në Radio Bavareze se financat e fondeve të pensioneve po zhvillohen më mirë se sa pritej. Kjo do të thotë se norma aktuale e kontributit prej 18.6 për qind të pagave bruto mund të mbetet e qëndrueshme deri në vitin 2026.

    Roßbach gjithashtu vuri në dukje se shpenzimet e fondeve të pensionevedo të rriten më pak në të ardhmen e afërt sesa ishte parashikuar. Jetëgjatësia për ne në Gjermani po rritet, por shumë më ngadalë se sa mendonim disa vite më parë.

    Fakti që jetëgjatësia po rritet më ngadalë se sa pritej, është pjesërisht për shkak të numrit relativisht të lartë të vekjeve nga korona tek pjesa më e vjetër e popullsisë. Edhe koha jashtëzakonisht e nxehtë gjatë verës në vitet e fundit ka rezultuar me një vdekshmëri më të lartë tek të moshuarit. Ky zhvillim, në thelb për keqardhje, lehtëson fondet e pensioneve, sipas Roßbach. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Argjentinë, biznesi me gratë shtatzëna ruse

    Lajmi i rradhës

    Kina dërgon armë në Rusi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë