A do të shpenzojë Maqedonia e Veriut më shumë për mbrojtje?

    A do të shpenzojë më shumë Maqedonia për mbrojtjen? Kjo pyetje është aktualizuar pasi sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio, kërkoi që vendet anëtare të NATO-së të vendosin qëllim të ri – që çdo vend, gjatë dekadës së ardhshme, të shpenzojë 5% të BPV-së për mbrojtjen. Ministri i punëve të jashtme, Timço Mucunski, tha se Maqedonia është e përgatitur për sfidat dhe se kjo ide është në fazë diskutimi. Megjithatë, deri në Samitin e NATO-s në fund të qershorit, vendet anëtare do të gjejnë kompromis.

    “Nuk ka asnjë dilemë edhe ne si shtet kemi dëshmuar me arritjen e pragut minimal prej 2% se jemi të gatshëm për sfida të reja dhe ka pritshmëri se do të arrihet konsensus, ndërsa të gjitha nismat që i udhëheqin SHBA-të, vendet si Franca, Gjermania, zoti Rute si sekretar gjeneral, ne si anëtare e përgjegjshme e Aleancës, po, do t’i mbështesim”, tha Mucunski.

    Paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski u lëvdua se Maqedonia ka kohë që e ka arritur qëllimin aktual prej 2% të BPV-së për shpenzime për mbrojtje, për dallim nga vendet e tjera të NATO-së. Por, ai shpjegoi se nuk ekziston kusht për t’u pranuar 5% por se qëllimi është që 2% të jenë minimumi e jo maksimumi.

    “Ne tashmë kemi më shumë se 2.5% dhe në vitet që vijojnë, me projektet që do t’i realizojmë në modernizimin e Armatës, por edhe me projektet infrastrukturore, ata shpenzime do të rriten”, tha Mickoski.

    Presidenti amerikan, Donald Tramp shpeshherë theksonte se SHBA po jep shumë të padrejtë në Aleancë në krahasim me anëtaret tjera, ndërsa edhe nga Berlini arriti qëndrim se e mbështesin kërkesën e Tramp që vendet anëtare të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të BPV-së. Zgjidhja finale do të sillet në samitit që do të mbahet më 24 qershor në Holandë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Macron: besoj fort se përtej BE-së kemi këtë Europë më të madhe që është Ballkani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë