Të gjithë presin ezanin dhe pretendojnë se agjërojnë – iftar me fëmijët me aftësi ndryshe

    Janë më aftësi të kufizuara, por çdo ditë mblidhen së bashku në një tryezë në kohën e iftarit, duke respektuar të gjitha rregullat fetare.

    Kush është uritur më shumë? Kush hanë më shumë?

    Shumica nuk kanë mundësi të agjërojnë, por nga dëshira e madhe të gjithë pretendojnë se janë me Ramazan.

    -Kush është duke agjëruar?

    Unë, unë, unë…

    Më pas fillon pjesa zbavitëse, lojërat e aktivitetet, por më së shumti u pëlqen të vallëzojnë dhe të përqafohen.

    Kryetari i Shoqatës “Bashkërisht Mundemi” Shpend Salija një pjese te madhe të kohës së tij e kalon me engjëjt, siç i quan ai.

    Ndjenja e bukur e iftarit është se ka edhe fëmijë që nuk agjërojnë, por asnjëherë nuk fillojnë para kohe. Kur e shohin se thërret ezani edhe pse nuk agjërojnë ata e dinë atë rregull se duhet t‘presin dhe më pas fillojnë të gjithë bashkë. Njeriu shpirtin e ushqen me gjëra të mira dhe të bësh iftar me engjëjt është diçka hyjnore”, tha Shpend Salija nga qendra “Bashkarisht Mundemi”.

    Shpendi nuk është i vetëm në këtë mision, atë e ndihmojnë edhe dy vajzat e tij të vogla, të cilat një ditë duan të bëhen si babi.

    -A jeni këtu çdo mbrëmje, çdo iftar?

    -Po.

    -Edhe si po ju pëlqen? S

    -Shumë mirë, sepse kemi mundësi të luajmë me fëmijët.

    -Po keni mundësi edhe të ju ndihmoni, si ju pëlqejnë aktivitetet, a dëshironi të bëheni edhe ju si babi?  -Po.

    Mes tjerash Shpendi tregon se gjatë këtij muaji të shenjtë, çdo ditë ushqimin e kanë nga njerëz bamirës, të cilët dërgojnë edhe shumë donacione.

    Qëllimi i Shoqata Bashkërisht mundemi është Integrimi i fëmijëve në shoqëri dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Korrupsioni ‘lulëzon’ gjatë muajit mars në RMV!

    Lajmi i rradhës

    ASh krahu i Selës thotë se gjykata vendosi që ai të jetë kryetar i partisë, Taravari: Vulat ia japin BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë