A do të sjell pranvera zgjedhje të parakohshme?

    Ka mekanizma për të detyruar pushtetin të pranojë zgjedhje të shpejta parlamentare, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke mos precizuar se cilat mund të jenë ata. Mickoski në emisionin “Rruga drejt…” thotë vetë ata që thonë se zgjedhjet do të jenë të rregullta në vitin 2024, do të binden për zgjedhje në pranverë.

    “Edhe ata njerëz në LSDM janë të vetëdijshëm se kështu nuk shkon edhe gjatë sepse nuk mund të funksionojnë gjërat. Unë mendoj se ata të njëjtët të cilët sot thonë ashtu, besoni se vetë do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme sa më shpejt që është e mundur. Mendoj se kjo mund të ndodhë në këtë pranverë. Duke i pasur parasysh afatet minimale kushtetuese, ata mund të mbahen në pranverë.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Pas dështimit të iniciativës për rrëzimin e Qeverisë, Mickoski thotë se ka komunikim të vazhdueshëm me Aleancën për Shqiptarët dhe kreun e saj Ziadin Sela. Ai është në komunikim edhe me kreun e Alternativës Afrim Gashi, veprimet e fundit të të cilit, thotë ai, kanë ndërtuar një gardh mes tyre.

     “I thash; nuk mundesh ti të negociosh dhe ta mbështesësh qeverinë të cilën ne e kemi kritikuar dhe për të cilën mendojmë se është kështu, kështu dhe kështu, të mos përsëritem, dhe nga ana tjetër të bindemi se ai është hap i drejtë. Nuk është. Unë e them hapur. Ne si njerëz do të respektohemi dhe miq mund të mbesim por politikisht kemi rezerva serioze dhe kemi ngritur gardh të lartë për të ardhmen sa i takon ofertës së tyre politike.”- pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Mickoski së shpejti do të dorëzojë kandidaturën e tij për kryetar të VMRO-DPMNE-së edhe një mandate tjetër. Deri tani, ai nuk ka kundërkandidatë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ka dështuar tenderi i tretë për furnizim me rrymë elektrike | Tenderi i ri më nëntë dhjetor

    Lajmi i rradhës

    Nga LSDM thonë se Despotovski mund të kandidojë për kryetar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë