Ka dështuar tenderi i tretë për furnizim me rrymë elektrike | Tenderi i ri më nëntë dhjetor

    Ka dështuar edhe tenderi i tretë i EVN Houm për furnizim me rrymë të amvisërive. Kompania shtetërore energjetike EMV ende nuk ka formuar çmim sipas të cilës do ta shesë energjinë elektrike për furnizuesin universal, por besohet se do të jetë më i lartë për shkak të prodhimtarisë së zvogëluar, mungesë së qymyrit, por edhe për shkak të çmimit të ndryshuar nëpër bursa, që nga dita në ditë shënon rritje.

    “Vend kyç në planin e menaxhimit me pasojat nga kriza globale energjetike ka përpjekja që të mbrohen qytetarët nga goditjet e çmimeve ndërsa për kompanitë të sigurohet çmimi më i volitshëm i energjisë elektrike”, njoftojnë nga Qeveria.

    Tenderi i ri do të jetë më 9 dhjetor, thonë për Alsat nga EVN Houm. Kompania shton se zgjatja është me kërkesë të EMV-së. Deri në fund të vitit EVN Houm do t’i paguajë EMV-së 36 euro për megavat orë energji elektrike, por pas Vitit të Ri, çmimi që përflitet se do ta paguajnë amvisëritë është shqetësues. Informacionet që vijnë nga sektori i energjisë janë se EMV-ja aktualisht blen në tregun e lirë energji elektrike shumë të shtrenjtë, e cila i kalon 300 euro për megavat orë dhe kështu shpenzon miliona në vetëm pak ditë.

    Taktikat e tilla dhe vonesat e vazhdueshme të ofertës i rrisin tensionet e publikut nëse shteti do të sigurojë sasinë e nevojshme të energjisë elektrike për amvisëritë. Por edhe nëse vendimi i minutës së fundit do të ndikojë në çmimin që do të paguajnë qytetarët./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Publikohet buxheti i RMV-së për vitin 2022

    Lajmi i rradhës

    A do të sjell pranvera zgjedhje të parakohshme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë