A do të zgjidhet problemi me u.d. kryetarë komunash?

    Ditë më parë në Kuvend u dorëzua propozimi për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, i cili duhet të mundësojë emërimin e kryetarëve të komunave në rast se dikush emërohet në pozitë tjetër dhe me këtë të shmanget mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në komunat që kanë mbetur pa kryetar komune. Propozimi është nënshkruar nga koordinatorët e shumicës, Nikolla Micevski i VMRO-DPMNE-së, Halil Snopçe nga koalicioni VLEN dhe Boban Karapejovski nga ZNAM. Është paraparë që propozimi të kalojë në procedurë të shkurtuar, ndërsa në sqarimin thuhet:

    Pas zgjedhjeve parlamentare një pjesë e komunave mbetën pa kryetarë për shkak se disa prej tyre u bënë deputet e disa ministra. Kryetari i Aerodromit Timço Mucunski tash është Ministër për punë të jashtme, Arben Travari i Gostivarit u bë Ministër i shëndetësisë, ndërsa kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti u ul në kolltukun e deputetit.

    Në vend të tyre janë emëruar ushtrues detyre. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, këto ditë deklaroi se ligji duhet të pësojë ndryshime.

    Siç tha vetë ministri Perinski, për miratimin e këtij ligji duhet një shumicë prej dy të tretash, por edhe shumica e Badenterit, për të cilën do të duhen vota edhe nga opozita. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Të ndërtuara, por jofunksionale! Ura milionëshe në Shkup që nuk shpien askund

    Lajmi i rradhës

    Këto janë pozitat më të sigurta për beben në veturë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë