Partia “Alterantiva” nuk ka alternativë për rastet e montuara gjyqësore

    100 ditë pas hyrjes në Qeveri, Alternativa e Afrim Gashit akoma nuk ka realizuar 9 pikat për të cilat ishin marrë vesh me ish-kryeministrin Zoran Zaev. Pikat kryesore për të cilat Gashi i garantoi stabilitetin politik shumicës parlamentare ishin zbardhja e rasteve të montuara, marrja e datës për bisedimet me BE-në dhe zhvillimi i barabartë rajonal. Ja çfarë kishte deklaruar Gashi për rastet e montuara në ditën kur nënshkroi marrëveshjen.

    “Për herë të parë ndodh që Qeveria e Maqedonisë do të dërgojë kërkesë zyrtare deri tek Komisioni Evropian që ata të dërgojnë një grup ekspertësh që të bëjnë hetim ndërkombëtar të rasteve. Dhe ky është momenti i ri dhe kjo është shpresa jonë që mund të vihet deri te zbardhja e atyre rasteve”, u shpreh Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

    Por, 100 ditë pas punës së Qeverisë, Gashi thotë se nuk janë përgjegjës për mos zbardhjen e rasteve të montuara, duke shtruar se shkresa në Komisionin Evropian nuk është dërguar për shkak të momentit politik në Evropë.

    “Ne si Alternativë jemi subjekt relativisht i ri dhe për mos zbardhjen e këtyre rasteve nuk kemi absolutisht faj”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

    Edhe pse u fut në Qeveri për të integruar vendin, Gashi thotë se është i gatshëm ta bën edhe të kundërtën derisa në pyetje është BE-ja, edhe pse askush nuk i kishte dhënë garanci se hyrje e tij në qeveri do ti mundësonte vendit marrjen e datës.

    “Nëse mendoni se dalja e Alternativës do ta përshpejtonte procesin e integrimit, ne jemi të gatshëm sot ta lëshojmë Qeverinë”, deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.
    Gashi potencoi disa faktorë si shkaktarë që programi i partisë së tij të mos gjej zbatim.

    “Nuk do të jemi të sinqertë nëse nuk e pranojmë se kriza e sundimit rus në Ukrainë por edhe kriza ekonomike dhe pandemia kanë ndikuar ndjeshëm edhe në dinamikën e realizimit të kësaj marrëveshje”, u shpreh Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

    Lidhur me zbatimin e pikave tjera nga programi, Gashi tha se janë në realizim e sipër duke potencuar Ligjin për përmbaruesit dhe Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Marrëveshja Gashi-Zaev u arrit më 5 dhjetor të vitit kaluar duke i mundësuar LSDM-së dhe BDI-së sigurimin e shumicës parlamentare, edhe pse paraprakisht ishte pjesë e nismës për rrëzimin e qeverisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Për në Madrid

    Lajmi i rradhës

    A do të bëhet Twitter-i i Elon Musk-ut një agjenci lajmesh të rreme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë