A do t’ju shtohet pagesa shtesë për transport mësimdhënësve në RMV?

    Mësimdhënësit vazhdojnë të këmbëngulin që pagës së tyre të rregullt ti shtohet edhe pagesa shtesë për transport, varësisht largësisë së vendit të punës. Siç thonë ata, mësimdhënësit që punojnë në qytet tjetër ose fshat janë më të dëmtuar në këtë rast për shkak të shpenzimeve të larta për transport, që arrijnë mbi 5 mijë denarë.

    “Përveç meje ka edhe shumë arsimtarë tjerë që udhëtojnë nga qyteti po edhe nga larg. Unë personalisht udhëtoj me veturën time, kam harxhime, I mbuloj harxhimet e mija, nuk i posedojmë ato harxhimet e rrugës. Mund të them se afër 5 mijë denarë bëjmë harxhime sa i përket rrugës. Do të ishte mirë të na e kthejnë sikur që ishte më herët. Po, në këto kohëra të vështira tash që jemi me këtë gjendje ekonomike shumë vështirë është, ka harxhime të tepërta por si po I mbulojmë as vet nuk e dimë”- deklaroi Florime Leskovica, mësuese.

    Mësuesja, Shqipe Buçi tha se zbritje nuk u bëhet as në biletat mujore.

    “Përafërsisht 1800 denarë, aq kushton bileta mujore prej ku vijë unë, prej në Hasanbeg e deri këtu, pasiqë Haraçina bie në zonën rurale. Ose duhet të ketë ndonjë zbritje ose duhet të ketë një pagesë më të madhe ose pagesë të veçantë. Sindikata ka bë kërkesa dhe akoma vazhdon të bëj kërkesa po nuk kemi ndonjë përgjigje konkrete”.

    Përveç kërkesave individuale edhe Sindikata e Arsimit dhe Shkencës tashmë një kohë të gjatë po kërkon nga Dikasteri i Arsimit dhe Shkencës rikthimin e pagesës shtesë për transport të mësimdhënësve. Ministrja e Arsimit në largim, Milla Carovska tha për Alsat se kjo problematikë duhet shqyrtuar nga komunat të cilat janë përgjegjës për pagat e mësimdhënësve. Sipas Carovskës, çdo mësimdhënës duhet të këtë qasje të barabartë në vendin e punës, prandaj komunat duhet shqyrtuar çdo kërkesë të mësimdhënësve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gashi arsyeton pjesëmarrjen në qeveri: Me BDI-në na bashkon interesi i shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    Putin pa përgjigje rreth reagimit nëse NATO injoron kërkesat e Moskës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë