A e vuan ende Thaçi ikjen e Ziadin Selës dhe Imer Selmanit nga PDSh-ja?

    Kreu i PDSh-së në “Klan Debat” tha se në kohën më të mirë të PDSh-së, kur pritej të fitonim BDI-në, këto që sot po mundohen me parti të reja, na tradhtonin, përcjell Nistori.

    ”Ata që ikën nga PDSh-ja si Imer Selmani, Ziadin Sela e tjerët, ka shumë vite që po mundohen ta mundin BDI-në, por nuk munden, sepse ju e dini që ata kur ikën nga ne më akuzonin se nuk mund të fitojmë dhe tani çfarë po ndodh? Ata iknin dhe tradhtonin në momentet më të forta të PDSH-së” – tha Thaçi. 

    A ka Thaçi marrëveshje me Ali Ahmetin? 

    ”Me Ali Ahmetin nuk kemi koalicion jemi në të njëjtën qeveri me ata, BDI është përgjegjës kryesorë dhe janë numri dy në qeveri. PDSh me mbështetjen e kësaj qeverie dha efektet e para si antarësimi në NATO dhe data e negociatave do të fillojë, është e vërtetë se zgjedhjet e fundit lokale mbështeta kandidatët e BDI-së por kjo u bë për arsye politike dhe asgjë tjetër” – tha kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Thaçi: Tetovarët e dinë mirë sa ka punuar PDSh-ja, vetëm ura dhe mbikalimi te treni sa gjithë ajo që bëri BDI-ja 

    ” Nuk shoh te BDI se e kanë mençurinë e detektimit të ardhmës politike, sepse janë shumë të ngopur 20 vite në pushtet. Unë e pres reflektimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët e Tetovës sidomos e dinë mirë se brenda ditës gati 10 herë pritnin te rruga kryesore për në Shkup që rampat e trenit kur kalonte, vetëm ajo ura që u bë aty dhe mbikalimi është projekt i PDSH-së më shumë se gjithçka që ka bërë BDI, mos të flas për projektet tjera” deklaroi mes tjerash Thaçi. 

    Thaç foli edhe për zgjedhjet brendapartiake në BDI. Ai tha se BDI bën filma dhe manipulime, sepse janë në buzë të falimentimit si BDI dhe shumë shpejtë do dalin gjëra të tmerrshme në shesh. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    QShP: Uji i “Banjës” në Tetovë tani është i pijshëm

    Lajmi i rradhës

    SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR | Sot vendoset nëse Kovaçevski do të udhëtojë në Bruksel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë