QShP: Uji i “Banjës” në Tetovë tani është i pijshëm

    Qendra për Shëndet Publik në Tetovë njofton se uji në lokalitetin “Banjë” në Tetovë tani është mikrobiologjikisht dhe kimikisht i pastër dhe mund të pihet. Nga Qendra e Shëndetit Publik rekomandojnë qytetarët që të pinë një deri në dy gota në ditë nga ky ujë mineral, njofton Nistori.

    Banja e Tetovës është një ndër vendet më të frekuentuara në qytet ku shumica e qytetarëve dalin për të mbushur ujë mineral, ku sipas banorëve është shumë i shëndetshëm për tretjen e ushqimit.

    Javë më parë, Qendra për Shëndet Publik Tetovë bëri të ditur se uji mineral në kthesën te vendi i quajtur Banjat e Tetovë nuk është i sigurt për pije, sepse nuk ishte i përshtatshëm për përdorim për shkak të rritjes së numrit të baktereve koliforme, Escherichia coli dhe enterokokeve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Abetarja e përbashkët që po unifikohet në Shqipëri dhe Kosovë do të mbërrijë edhe në Maqedoni”

    Lajmi i rradhës

    A e vuan ende Thaçi ikjen e Ziadin Selës dhe Imer Selmanit nga PDSh-ja?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë