A është penduar për ndonjë gjë ish-ministrja Gordana Jankullovska?

    Bashkëshorti i Jankullovskës: Personat e dënuar trajtohen si qytetar të rendit të tretë

    Ish-ministres për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe të burgosurve tjerë nga gjinia femërore u është e pamundur që të shfrytëzojnë të njëjtat mundësi ligjore që i shfrytëzojnë të burgosurit meshkuj. Këtë kohë më parë e theksuan nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, ndërkohë që në po këtë temë në emisionin “360 Gradë” në Alsat, flet bashkëshorti i Jankullovskës, Vllatko Ilievski, përcjell Nistori.

    “Personat e dënuar trajtohen si persona të rendit të tretë. I shumëzojnë me zero. Askush nuk kujdeset për të drejtat e tyre të garantuara me ligj. Duke pas parasysh se bëhet fjalë për pjesën ku janë të vendosura femrat e dënuara, ku në të kaluarën nuk ka pasur emra të njohur që do të kishin mundur të artikulojnë këtë problem, ishin lënë në mëshirë të fatit. Këtu punën nuk e ka kryer as Avokati i Popullit, as Komiteti i Helsinkut e as organet tjera”, tha Ilievski.

    A është penduar për ndonjë gjë ish-ministrja Jankullovska

    I pyetur nëse bashkëshortja e tij, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, pendohet për ndonjë veprim të sajë derisa ishte pjesë e qeverisë së Nikolla Gruevskit, bashkëshorti i saj Vllatko Ilievski i ftuar në “360 Gradë” në Alsat, me përgjigje:

    “Është penduar për atë se pse nuk është larguar më herët nga politika, sepse definitivisht, për atë punë dhe atë kohë të shpenzuar për nevojat e ministrisë dhe për nevojat partiake, gjithsesi se në profesion dhe punë tjetër do të kishte një jetë më komode. Nga pikë vështrimi i sotëm është shumë më e lehtë që të merren disa qëndrime, por asokohe, kur jeni në makinerinë me shumë probleme në baza ditore, njeriu ndoshta nuk e sheh fotografinë e plotë, që të tërhiqet kur është e nevojshme”, tha Ilievski.

    Lajmi Paraprak

    Kroacia deporton migrantët në Bosnje

    Lajmi i rradhës

    MASh: Testim kualifikues në shkollat e mesme ku do të paraqitet interesim i madh i nxënësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë