A i informoi QMK-ja komunat se stuhia po afrohej?!

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot ka thirrur në takim urgjent kryetarët e komunave të Shkupit për të diskutuar për gjendjen dhe shkatërrimet që la pas stuhia e 30 gushtit, shkruan Alsat.

    Sot në terren ishin ekipet e ndërmarrjeve publike të cilët punonin për sanimin e dëmeve, përfshirë edhe largimin e drunjve të rrëzuar nga era, disa prej të cilëve vazhdojnë të përbëjnë rrezik për qytetarët që frekuentojnë parqet.

    Nga QMK informojnë se deri tani përmes numrit të telefoni 112 janë pranuar deri në një mijë thirrje  emergjente. Prej tyre, 180 deri në 200 thirrje janë koordinuar nga QKM, dhe 800 raporte të tjera janë zbatuar nga subjekte të Sistemit të Menaxhimit të Krizave.

    “Deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 95 pemë të rrëzuara dhe 121 dhoma të përmbytura hotelesh. Sipas thirrjeve, deri në orën 13 është raportuar për 23 automjete të dëmtuara, 20 rrugë dhe nënkalime janë përmbytur dhe 27 garazhe të dëmtuara dhe të përmbytura. Janë regjistruar gjithsej 47 struktura çati të dëmtuara dhe të rëna, pesë përçues të thyer, shtylla të anuar, probleme me energjinë elektrike, dyqane dhe makineri të përmbytura”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se ekipet e të gjitha ndërmarrjeve publike kanë dalë në terren dhe po punojnë për sanimn e dëmeve.

    “Kanë filluar që të paraqiten edhe dëme nga bashkëqytetarët tanë. Komisioni që  është i formuar për vlerësimin e dëmeve këto ditë do të ketë mjaft punë. E mira e kësaj fatkeqësie është që nuk kemi dëme në njerëz. Është e vërtet që ne në lagjen e Serovës jemi në përfundim e sipër  të kanalizimit dhe ujësjellësit, kështu që disa rrugë kanë qenë të hapura , është e vërtet, por pa i hapur s’mund të intervenojmë”, u shpreh Visar Ganiu- kryetar i Çairit.

    Burime të Alsat bëjnë të ditur se në takimin e sotëm është ngritur edhe dilema se përse Qendra për Menaxhim me Kriza nuk i ka njoftuar komunat që po afrohej stuhia, pasi që e njëjta ka aparat të posaçëm për detektimin e fenomeneve të tilla natyrore.

    Siç mëson Alsat, kryetarët e komunave që kanë pësuar më shumë dëme kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që menjëherë të nisë dezinfektimi i shkollave në brendësi të të cilave ka depërtuar sasi e konsiderueshme uji.

    Duke lënë të hapur dilemën se a do të jenë gati shkollat, veçanërisht ato në territorin e Komunës Qendër që nesër të nisin me vitin e ri arsimor. Stuhia e djeshme llogaritet si më e fuqishmja që ka goditur kryeqytetin në 100 vitet e fundit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Cristiano Ronaldo në momentet më të këqija në karrierën e tij futbollistike!

    Lajmi i rradhës

    Nga shtatori rriten për 15% pagat e të punësuarve në arsim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë