A i plotëson kushtet qendra në Tetovë për vaksinimin e popullatës kundër Covid-19?

    Foto: Lirim Shabani

    Të martën që shkoi ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve nga Tetova dhe rajoni i Pollogut. Koordinatori i pikës rajonale të vaksinimit në Tetove, Ahmed Qazimi për Nistori-n thotë se deri më tani procesi i vaksinimit ka ecur mbarë dhe shpreson se të gjithë qytetarët do të vaksinohen.

    “Të gjitha përgatitjet janë bërë që të ketë proces të suksesshëm të vaksinimit të popullatës. Katër mijë qytetarë janë vaksinuar deri në këtë çast, edhe atë pa asnjë problem apo pasojë. Vlen të theksohet mundi i Shendetësisë Publike, i komunës, i Universitetit të Tetovës, i shkollës së mesme të mjekësisë, i Klinikës së Tetovës, i Kryqit të Kuq. Po ashtu për rendin dhe sigurinë kujdeset ushtria dhe policia, vullnetarë të shumtë, si dhe afarizmi lokal. E gjithë kjo bëhet me qëllimin që sa më shpejtë të bëhet imunizimi kolektiv dhe Tetova t’i kthehet normalitetit”, deklaroi Qazimi.

    Përndryshe, vaksinimi i qytetarëve kundër virusit Covid-19 në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut vazhdon edhe më tej. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Cila është nata më e rëndësishme se një mijë muaj!

    Lajmi i rradhës

    Ohër, deri më 15 qershor do të largohen të gjitha objektet pa leje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë