A ia vlen barra qiranë që në këtë moment Aleanca të hyjë në Qeveri?

    Taravari: Aleanca për Shqiptarët e ka bërë betejën kryesore kundër BDI-së

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në Shenja” tha se partia të cilën ai e drejton është faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare, përcjell Nistori.

    “Unë pranoj porosi të shumta prej shumë dashamirëve dhe përkrahësve tonë të fuqishëm. Është e vërtetë se Aleanca për Shqiptarët e ka bërë betejën kryesore kundër BDI-së dhe faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare. Unë dua të siguroj çdo anëtar të ASH-së, çdo votues, çdo shqiptarë që nuk është anëtar i ASH-së por i beson ASH-së se nijetin dhe qëllimin i kemi shumë të pastra. Se asnjëhere nuk hyjmë me asnjërin për të shitur interesin e qytetarit të rëndomtë. Ne për momentin vlerësojmë se ndryshimin të cilin pretendojmë ta sjellim, ndonjëherë më mirë është ta bësh prej brenda atë betejë politike se sa prej jashtë”, u shpreh Taravari. 

    Taravari: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, vija e kuqe e Aleancës për hyrje në Qeveri

     Taravari i bëri të ditura vijat e kuqe të cilat i kishin vendosur për hyrje në Qeveri.

    “Ne kishim një kornizë negociuese, flas për platformën programe tonën. Për programin të cilët duhej të sikronizojmë dhe ta plotësojmë atë që Qeveria që e ka patur. Dhe puna kryesore ishte ajo që është ajo aktuale. Ne e kemi promovuar si paketë të masash prej dikund prej nëntor të vitit 2022 ku e prezantuam para ambasadave më të rëndësishme ne Maqedoni. Por edhe para partive politike parlamentare, por edhe para opinionit. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit dhe së drejtës. Fatmirësisht ky projekt ose ky paket i yni korespondon me programën e ambasadores e ShBA-së, por edhe insistimeve të BE-së. 

    A ia vlen barra qiranë që në këtë moment Aleanca të hyjë në Qeveri?

    Taravari, në emisionin “”Intervistë në Shenja” tha se ai si lider i ASh-së nuk do t’i fillonte negociatat për hyrje në Qeveri nëse nuk do t’ia vlente.

    “Të mendohesha unë se sja vlen as që do t’i filloja negociatat. I Fillova negociatat dhe pikë së parë me platformën tonë politike për hyrje në vija të kuqe prej të cilave nuk guxojmë të tërhiqemi dhe prandaj kanë qenë të rënda. 2/3 e negociatave i kemi harxhuar në sinkronizimin e programit politik. Por 1/3-të e kemi harxhuar edhe në zgjedhjet kadrovike”, u shpreh Taravari. 

     Hyjmë në Qeveri për t’i lëvizuar disa punë përpara

    “E kam përshtypjen se z. Kovaçevski e sheh e kemi nijetin e pastër. I kemi qëllimet e pastra. Duam të tregojmë njëfarëq diference këto 10 apo 12 muaj që kanë mbetur se mund t’i lëvizim disa punë”, kështu theksoi Taravari.

    “Unë shpeh referohen në atë se në 2017-tën kishim shumë kritika kyr hymë në Qeveri. Askush se besonte se për 3 – 4 muaj do ta bëjmë diferencën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përsëri mendoj se me kuadrot tona kemi shansin që këtë vit t’i bëjmë disa lëvizje dhe jam i vetëdijshëm që nuk mund të bëjmë ndryshime të mëdha për 1 vit por as për një mandat, por përsëri potezat e para pozitive popullatt din t’i vlerësojë. Hyjmë në Qeveri për t’i lëvizur disa punë përpara”, potencoi më tej Taravari. 

    Duke folur për hyrje në Qeveri tha se kanë marrëveshje me LSDM-më. Ai më tej nuk dha detaje rreth ndarjes së resoreve.

    “Unë planifikoj nesër osë pasnesër të thirri kryesinë. Para asaj për nesër kemi organizuar referendum partiak e cila do të fillojë prej ora 12:00 dhe do të jetë online. Shumica e degëve aty ku jemi të organizuar. Prej orës 12:00 deri ora 6:00 besoj se do të jetë votimi online për të prezantuar ofertën tonë dhe rezultati që do të dalë nga referendum do të prezantojë para kryesisë qendrore”, u shpreh Taravari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjermani, pagat e praktikantëve i kalojnë për herë të parë 1000 euro

    Lajmi i rradhës

    Parlamenti Europian diskuton raportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë