A ka pasur shuplaka në Tec Osllome?

    Kohë më parë në TEC “Osllome” ka ndodhur një sherr mes punëdhënësit dhe punëtorëve. E pas kësaj në adresë të TV21 ka arritur një shkrim në të cilin gjerë e gjatë po akuzohet njëri nga punëdhënësit të termocentralit, me pretekst se ka sulmuar fizikisht, me grushte dhe shuplaka disa nga punëtorët. Në këtë letër thuhet se punëtorëve nuk u është lejuar që rasti të paraqitet në polici.

    “Në emër të kombinatit, heroi (Sinisha Stojanoski) “Isil” gjatë një debati të ashpër me punëtorët në termocentral sulmoi fizikisht disa persona, sepse kolegët që punojnë në atë vend pune kanë ngritur zërin kur flisnin për zgjidhjen e një problemi urgjent në termocentral në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në prodhimin e energjisë elektrike . Heroi (Sinisha Stojanoski) “Isil” ka sulmuar fizikisht (P.R) shefin e shërbimit në termocentral. Për “Isil” askush nga TEC Oslomej nuk mund të bëjë kallëzim penal kundër tij për sulm fizik në vendin e punës ndaj punëtorëve. Punëtorët e fabrikës janë të detyruar të heshtin për këtë skandal, nga frika e (Sinisha Stojanoski) “Isil””, shkruan në e-mailin.

    Ne kontaktuam punëtorët që në këtë shkrim janë të paraqitur si viktimë e rastit, por ata mohuan te këtë pasur dhunë fizike përveç një zënke të zakonshme siç thanë ata që ndodhë në punë.

    “Kishim diskutim verbal dhe asgjë tjetër”.

    “Ishte verbalisht, nuk ishte ndonjë problem i madh, por kaloi. Para dy muajve ka ndodhur”.

    TV21 kontaktoi edhe Sinisha Stojanoskin por edhe ai hodhi poshtë akuzat. Ai tha se më këtë rast po merren kompetentët dhe është një ngjarje që ka ndodhur muaj më parë.
    E nga Elektranat e Maqedonisë thonë se janë të njoftuar me rastin dhe po merren masat e duhura.

    “Emaili ka arritur edhe te SHA ESM dhe i njëjti i është kumtuar bordit drejtues. Drejtorëve të TEC Osllome u është dhënë urdhër me shkrim që ta hetojnë rastin dhe ta informojnë bordin drejtues për gjendjen faktike”.

    Ndryshe në shkresën që ka arritur deri të TV21 thuhet se sulme të këtilla fizike dhe verbale të personit të lartpërmendur më të punësuarit në TEC Osllome ka pasur shpesh.

    Lajmi Paraprak

    ASh, zgjidhen 22 anëtarë të kryesisë së partisë

    Lajmi i rradhës

    Një sërë shkeljesh në një klub nate duke përfshirë edhe fëmijë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë