A ka Shqipëria rezerva karburanti për 90 ditë?

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi sonte se Shqipëria ka rezerva karburanti për 90 ditë. Ajo zbuloi në emisionin Opinion dhe planin e Qeverisë që aktualisht po punon per te krijuar rezerva karburantesh dhe jashtë tregut privat.

    “Problemi më i madh që ne i frigohemi në të ardhmen është mungesa e volumeve të karburanteve dhe energjisë”, tha ministrja.

    Blendi Fevziu: A kemi ne 90 ditë rezerva?

    Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku: Ne i kemi 90 ditë rezerva se është detyrim ligjor i çdo kompanie, e bëjmë si në gjendje lufte si në gjendje paqeje. Dhe në 2021, dhe në 2022 i kemi kryer procedurat për të garantuar sasitë e rezervës shtetërore të 90 ditëve.

    Por ne kemi marë masa për rezerva plus që do përdoren në rast se do ndeshemi me mungesën e produktit.

    Rezervat shtetërore nuk janë për ti tregtuar mbulojnë ushtrinë, fushën e sigurisë etj.
    Ajo që po bëjmë sot jemi sot duke garantuar sasi të karburanteve dhe jashtë tregut privat.

    Kemi bërë hapat e parë. Besoj shumë shpejt do i kemi kemi marrë masa në cilat depozita do depozitohen.

    Problemi më i madh që ne i frigohemi në të ardhmen është mungesa e volumeve të karburanteve dhe energjisë.

    Lajmi Paraprak

    Si ndikojnë në organizëm lagështira dhe myku i shtëpisë

    Lajmi i rradhës

    Ndeshja Itali-Maqedoni do të zhvillohet me kapacitet të plotë të stadiumit Renzo Barbera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë