Ndeshja Itali-Maqedoni do të zhvillohet me kapacitet të plotë të stadiumit Renzo Barbera

    Është konfirmuar se Stadio Renzo Barbera në Palermo do të jetë me kapacitet të plotë (100 për qind) për ndeshjen e barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Aktualisht stadiumet italiane janë të hapura me 75 për qind të kapacitetit për shkak të kufizimeve për Covid-19.

    Në stadiume lejohen të hynë vetëm ata që janë të vaksinuar dhe mbajnë maskë, si edhe kërkesa për distancim social qëndron në fuqi.

    Federata Italiane e Futbollit ka kërkuar që ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut të zhvillohet me kapacitet prej 100 për qind të tifozëve dhe tashmë leja është dhënë nga qeveria italiane pas konsultimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe nënsekretarin për Sport.

    (Foto: Flickr)

    Kjo do të thotë se do të dalin në shitje edhe biletat tjera (25 për qind) për takimin e 24 marsit, duke qenë se tashmë janë shituar të gjitha biletat për 75 për qind të kapacitetit.

    Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë kundër fituesit të sfidës ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë për një vend në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

    Ky lajm vjen në të njëjtën ditë kur qeveria italiane njoftoi një udhërrëfyes për t’i dhënë fund kufizimeve të Covid-19.

    Nga 1 prilli deri më 30 prill, kapacitetet e stadiumeve në Itali do të rriten në 100 për qind dhe një “Leje e Gjelbër” do të jetë e mjaftueshme për të hyrë, kështu që jo domosdoshmërisht do të nevojitet vaksinimi i plotë, por do të mjaftojë një test negativ për COVID-19. Pas 30 prillit, maskat nuk do të kërkohen më as në ambiente të mbyllura. 

    Lajmi Paraprak

    A ka Shqipëria rezerva karburanti për 90 ditë?

    Lajmi i rradhës

    Mungojnë logopedët në shkollat e Dibrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë