A kishte gjykatësi dëshmi të mjaftueshme për të urdhëruar bastisjen në Policinë Financiare?

    Drejtoria e Policisë Financiare kërkon zbardhjen e rastit përmes parashtresave drejtuar Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Këshillit Gjyqësor, për shkak të lëshimeve ligjore gjatë bastisjes në zyrat e drejtorit Arafat Muaremi.

    Nga Drejtoria bëjnë me dije se kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor që të përcaktojë përgjegjësinë e gjykatësit kompetent i cili e ka miratuar bastisjen.

    Sipas parashtresës të dorëzuar nga Drejtoria, duhet të hetohet nëse ka shkelje disiplinore të kryer me dashje apo nga pakujdesia e gjykatësit, e që ka sjellë pasoja të rënda. Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor që të shqyrtojë se me cilat pista dhe prova ka vepruar gjykatësi me rastin e miratimit të bastisjes.

    Këshilli, ndërkaq, së fundi është përgjigjur se në njërën nga seancat në vijim do të formohet komision prej tre anëtarësh, i cili do të vendosë nëse do të vazhdojë apo do të ndalet procedura ndaj gjykatësit. Për momentin nuk ka asnjë njoftim se kur do të mblidhet Këshilli Gjyqësor.

    Përndryshe, Muaremi ka dorëzuar parashtesë pranë Këshillit të prokurorëve publik edhe kundër prokuroreve që e kanë iniciuar bastisjen. Nga Këshilli për momentin nuk ka përgjigje në pyetjet e Alsat, kur do të shqyrtohet parashtresa e dorëzuar nga Drejtoria e policisë financiare si dhe a do të merret parasysh raporti i prokurorisë së Lubomir Joveskit, që ka konstatuar disa shkelje në punën e kryetares së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskoska.

    Jozyrtarisht, do të pritet nëse Joveski do të ngrejë parashtresë të posaçme, që mund të dalë nga raporti. Nga PTHP nuk ka përgjigje nëse parregullsitë që i vërtetuan do t’i denoncojnë në Këshillin e prokurorëve publik si dhe nëse kanë kompetencë vet të shqiptojnë masa disiplinore kundër prokuroreve që e kanë realizuar bastisjen.

    Parashtresat kanë të bëjnë me bastisjen e ngritur nga Prokuroria e Ruskoskës, pas kallëzimit anonim penal në Drejtorinë e policisë financiare, pas çka drejtori Muaremi akuzoi se Ruskoska e ka rrënuar imazhin e tyre, duke shkaktuar mosbesim tek qytetarët ndaj sistemit të gjyqësorit, kështu duke i rrënuar themelet e shtetit juridik. Sipas tij, aspak nuk është e qartë me çfarë indikacione dhe dëshmi është bazuar denoncuesi i kërkesës për bastisje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ruskovska: Prokurori Publik nuk mund të përzihet në lëndët konkrete të prokurorëve

    Lajmi i rradhës

    Serbia konstituon Kuvendin e ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë