A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

    Të gjithë adhuruesit e djathit sot kanë arsye të festojnë, për faktin se është dita botërore e djathit.

    E një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, ka bërë që shumë adhurues të djathit të fillojnë sfidën e gjetjes së copës së kaltër të djathit, transmeton Telegrafi.

    Në mesin e dhjetëra djathërave me ngjyra të ndryshme gjendej një copë e djathit të kaltër, kurse nga përdoruesit e rrjeteve sociale kërkohej që ta gjenin.

    Të paktë ishin ata që brenda pak sekondash ia arrinin qëllimit, kurse edhe ata pak persona që e gjetën konsideroheshin si njerëz me shikim “shqiponje”.

    Pavarësisht misionit të vështirë, të gjithë ata që e gjetën copën e kaltër të djathit u kanë dhënë një lloj ndihme atyre që nuk e kanë arritur këtë gjë.

    I këshilluan që të vënë fokusin në anën e djathtë të fotografisë dhe të përqendrohen në copat e vogla të djathit.

    Lajmi Paraprak

    Frontit Europian i bashkangjitet edhe Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci

    Lajmi i rradhës

    Në “Adriatik” të Durrësit, në vitin 1963 nuk shërbehej peshku – sepse nuk kishin peshkatarë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë