A po e “mashtron” Bashkimi Europian, ShBA-në në tregti?

    Presidenti amerikan, Donald Trump, më parë e ka akuzuar Bashkimin Europian se po e “mashtron” ShBA-në, sepse ka një suficit tregtar të përgjithshëm me ShBA-në.

    Por, çështja është pak më e ndërlikuar se kaq, shkruan cnn.

    ShBA dhe BE kanë marrëdhënien tregtare më të madhe në botë, duke shkëmbyer mallra dhe shërbime me vlerë 1.4 trilion dollarë në vitin 2023 – afërsisht 5 miliardë dollarë në ditë – sipas të dhënave zyrtare më të fundit.

    ShBA-ja kishte një deficit të përgjithshëm tregtar relativisht të vogël me BE-në, duke importuar rreth 125 miliardë dollarë më shumë mallra dhe shërbime sesa që eksportonte drejt Evropës.

    Ky deficit erdhi nga fakti që SHBA importonte më shumë mallra nga BE sesa që BE importonte nga ShBA. Megjithatë, BE kishte një deficit në tregtinë e shërbimeve, duke importuar më shumë shërbime nga ShBA sesa që ShBA importonte nga BE.

    Nafta dhe gazi, farmaceutikët, pjesët dhe pajisjet ajrore, si dhe shërbimet e biznesit dhe financës si konsulenca dhe pagesat për të drejtat e pronësisë intelektuale, përbënin pjesën më të madhe të eksporteve amerikane drejt Evropës.

    Ndërkohë, SHBA importonte farmaceutikë dhe ilaçe, automjete, makineri, shërbime biznesi dhe udhëtime – që përfshijnë vizitorët evropianë në SHBA.

    Lajmi Paraprak

    Jotova: të drejtat e bullgarëve në RMV nuk janë të mbrojtura

    Lajmi i rradhës

    Si ta ndaloni dhimbjen e veshit në kushte shtëpiake?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë