Shoqata e personave me nevoja të veçanta, kërkojnë të mos përgatisin dokumentacione çdo vit

    Shoqata e personave me nevoja të veçanta “Sos Vita” në Shkup nga Ministria e punës dhe politikës sociale dhe ministria e shëndetësisë kërkojnë që përsonat  me afësi të kufuzar të mos pregadisin çdo vit dokumentacione të reja për përkujdesen e tyre nga shteti.

    Ata gjithashtu kërkojnë që mos të shkojnë cdo vit në kontroll dhe komisone për të verifikuar që ata me të vertet janë të paaftë.

    “Kërkesa jonë është edhe për MPPS dhe ministrinë e shëndetëisë që mos të presin personat me nevoja të vecanta për përkujdesje nga shteti , 4000 denarë, mos të presim nga 3 ose 4 muaj për cdo vit të bëhen dokumentacione të reja” – tha Kryetari i Shoqatës me nevoja të veçanta “SOS Vita”, Ertan Shakiri.

    “Jam invalid 99%  dhe duhet të shkon për një kontroll, në komision çdo gjashtë muaj, pse? A do të më rritet këmba? nuk ka nevojë që unë të shkoj në ato komisione. Dhe më duhet të pres termin, ndoshta 4, 5 muaj” – tha Zhivko Milevski, person me nevoja të veçanta.

    Ata gjithashtu kërkojnë që të përmirsohen kushtet në komunat ku dërgohen dokumentacionet.

    Përshkak rendit të madh ata presin nga 3 deri 4 orë. Kërkojnë edhe nga qytetarët e thjeshtë që ti respektojnë përsonat me nevoja të vecanta, sidomos në komunikacion./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka kimikate të djegura në ish-fabrikën e OHIS-it në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë