“A po shkojmë në Europë”, Shkupi vazhdon të mbetet i papastër

    Kontejnerë mbeturinash në Çair / Fotografia: Avni Tahiri, gazetar

    Pjesë të caktuara të Shkupit vazhdojnë të jenë të zhytura në mbeturina. Pavarësisht se në disa lokacione kontejnerët janë zbrazur dhe pastruar, jashtë tyre janë krijuar mini deponi me mbeturina nga më të ndryshmet.

    Disa nga qytetarët thanë se gjendja e krijuar është rezultat i pakujdesisë së qytetarëve.

    “I mbledhin por edhe njerëzit janë për askund”, tha një qytetar.

    “Ja, shikoni. Kujt i ngjan kjo, a po shkojmë në Europë, s’ka Europë”, u shpreh një qytetar tjetër.

    “Kjo nuk mundet as në Bangladesh kështu nuk është. Nuk është puna se nuk po i mbledhin po edhe vet  popullata duhet të vetëdijesohet pak. Vend për kontejnerë nuk ka se kontejner ka mjaftueshëm. Duhet të ndryshohet lokacioni sigurisht, nuk mundet kontejneri para ndërtesës të vendoset”, theksoi një qytetar.

    Disa qytetarë të tjerë vlerësojnë se duhet shtuar numri i kontejnerëve në vende të caktuara për shkak të numrit të madh të banorëve.

    “Nuk ka njerëz që bëjnë pastërti. Jashtë i hedhin se aq kanë mend njerëzit, aq kujtojnë për ditën e sotme, s’ka njerëz që mendojnë për mëtutje. A duhet akoma kontejnerë të vendosen? Me pas nuk është keq se shumë banorë edhe shumë mbeturina ka, nuk mjaftojnë për ato. Ka disa gjëra që nuk duhet t’i hedhin po këto i hedhin, nuk duhet të hedhin beton, rërë, nuk  e mendojnë a mund ti merr makina, a prishet a nuk prishet, aspak nuk e mendojnë”, tha një qytetar.

    “Sa e pastrojnë pas gjysmë ore vjen dikush, jemi për gjynah, fatkeqësisht. A ka mjaftueshëm kontejnerë? Kontejnerë ka sa të duash por duhet me qenë vetkritik. As ndërmend nuk të vjen çka mundesh me pa, nuk është te ndërmarja, më besoni. Në këtë rast duhet të jem vet kritik, të gjithë”, u shpreh një qytetar.

    Nga ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” kanë bërë të ditur se rregullisht po kryejnë mbledhjen e mbeturinave nga të gjitha komunat e Shkupit. Sipas ndërmarrjes vetëm javën që po lëmë pas janë mbledhur qindra tonë mbeturina. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria sot lëshoi në përdorim në anën e saj të kufirit tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit

    Lajmi i rradhës

    Orban: RMV, Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë përparësi në zgjerimin e BE-së, jo Ukraina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë