“Dorëzohet” Regjistri Qendror, MMPT regjistrohet në gjuhën shqipe

    Komunikata e plotë e Më Mirë Për Tetovën (MMPT) për Nistorin:

    Sot kemi kënaqësinë që të ndajmë me ju një moment të rëndësishëm (për ne), drejt krijimit të një organizate qytetare të re, e cila do të shërbej për të përmbushur qëllimet tona të përbashkëta për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

    Ne jemi angazhuar vazhdimisht për ndryshime thelbësore në shoqëri duke u bazuar në principet si: transparenca, llogariadhënia, sundimi i ligjit  dhe përkushtimi për cilësi dhe qasje profesionale në institucione.

    Për të jetësuar idealet tona për një Tetovë më të mirë, ne vendosëm që të regjistrohemi zyrtarisht si një shoqatë. Kjo do të na mundësojë që aktivizmin tonë vullnetarë të derinatinishëm ta realizojmë edhe në formë institucionale, duke bashkëpunuar me institucionet dhe shoqatat e tjera me qëllime të ngjajshme.

    Duke u bazuar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ne vendosëm që t’i sfidojmë institucionet shtetërore dhe filluam procesin e regjistrimit të shoqatës “Për Tetovën” vetëm në gjuhën shqipe.

    Kjo përpjekje për të realizuar të drejtën tonë ligjore hasi në rezistencë nga institucionet shtetërore, në veçanti regjistri qendror, me çka në mënyrë aktive disa herë sabotuan procesin e regjistrimit në gjuhën shqipe. Si pasojë, regjistrimi i shoqatës zgjati gati 11 muaj, ndërsa duheshte të ishte vetëm 10 ditë.

    Këmbëngulja dhe vendosmëria jonë i detyroi institucionet shtetërore të përmbushin obligimet e tyre ligjore dhe të krijojnë procedura të reja për regjistrimin e subjekteve juridike në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo rezultoi me regjistrimin e Shoqatës “Për Tetovën” si subjekt i parë juridik i regjistruar vetëm në gjuhën shqipe. (njëheri edhe aktvendimin nga Regjistri Qendror e pranuam në gjuhën shqipe).

    Duke u bazuar në përvojën tonë gjatë regjistrimit, i ftojmë të gjithë institucionet shtetërore që t’i krijojnë parakushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Gjithashtu, inkurajojmë  profesionistët, juristët, kontabilistët dhe të gjithë qytetarët që të insistojnë në realizimin e kësaj të drejte të garantuar me ligj. Ndërsa partitë politike të mos përdorin ligjin e përdorimit të gjuhëve vetëm për propagandë politike, por të angazhohen që gjuha shqipe të përdoret në institucione, në praktikë dhe jo vetëm si një ligj në letër.

    Në fund, u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Tetovës që duan një Tetovë të pastër, me rregulla, dhe që kanë ide se si mund të përmirësojmë kushtet e jetesës në Tetovë, që të na bashkangjiten për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetin tonë! /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV, rritet numri i punëtorëve në industri

    Lajmi i rradhës

    Serbia u drejtohet ndërkombëtarëve pasi një parcelë në veri iu dha Policisë së Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë