A u shkarkua apo dha dorëheqje? | Përplasje mes Qytetit të Shkupit dhe ish-sekretarit

    Fotografia: Nistori

    Pas njoftimi të Qytetit të shkupit, se kanë shkarkuar sekretarin dhe drejtorin e N.P Uji dhe Kanalizimeve, sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski, përmes një njoftimi sot, mohoi të jetë shkarkuar, derisa tha se vetë ka dhënë dorëheqje nga ky post.

    Ai përmes këtij njoftimi, ka shprehur zhgënjimin e tij me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska për, siç thotë ai, potencialin e dobët për bashkëpunim.

    Në reagimin e Velkovskit ndër të tjera thuhet:

    “Duke pasur parasysh se në këtë pozitë kam ardhur pasi më parë jam zgjedhur këshilltar në komunën e Çairit, që është vendi ku jetoj dhe ku kam edhe obligim të kontribuoj, kam kërkuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të deklarojnë për një situatë të tillë. Këto ditë më njoftuan se do të duhet të zgjedh njërën nga ato dy pozita dhe mora vendim që të largohem nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të qytetit të Shkupit dhe t’i përkushtohem pozitës së këshilltarit ku jam zgjedhur nga qytetarët e Çairit. . Këtë vendim e kam marrë për faktin se jam i zhgënjyer nga potenciali i dobët për punë dhe mosbashkëpunimi i kryetares Arsovska në realizimin e projekteve kapitale për qytetin e Shkupit. “Premtimi për banorët e Shkupit ishte një metropol modern dhe rezultatet duhet të jenë të shpejta dhe të besueshme”, thotë Velkovski.

    Lajmi Paraprak

    “Finance Think”: Inflacioni në RMV shkon në 12.3 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë