AAA: ministrja Petrovska sot e dëshmoi atë që e dimë ne për keqpërdorimet seksuale në URM

    Komunikata e plotë e Alternativës për Nistorin

    Sot opinioni në vend dhe më gjerë u trondit me informacionin se për t’u  avancuar femrat në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të  dhurojnë shërbime seksuale ndaj gjeneralëve. Përveç korrupsionit aktiv,  që është i dukshëm dhe që ka marrë përmasa të frikshme, sipas të gjitha statistikave edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare, tash po del  
    se në ARM kërkohen edhe favore seksuale nga ushtaret dhe eproret femra.  

    Një gjë të këtillë sot me zë e pohoi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, duke u arsyetuar se është hapur procedurë penale dhe se në  atë procedurë nuk ka të drejtë të përzihet. 
    Maqedonia e Veriut, si një vend anëtar i NATO-s, duhet të jetë  
    shëmbëlltyrë e disiplinës dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjinor,  racor dhe etnik. Fatkeqësisht, Armata e Maqedonisë së Veriut, prej së  cilës varet siguria e shtetit dhe jetës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po del se është shndërruar në një ambient toksik dhe të pasigurt për gjininë femërore. Që të jetë habia ende më e madhe, me këtë institucion udhëheq një grua, e cila deri më tani e ka fshehur këtë gjë dhe nuk ka folur haptas për skandalet seksuale që e kanë kapluar këtë dikaster. 

    Departamenti i Mbrojtjes i partisë politike Alternativa kërkon që sa më shpejt të zbardhen rastet e këtilla dhe gjeneralëve që janë të akuzuar për vepra të këtilla përgjithmonë t’u ndalohet veprimtaria dhe puna në të gjitha institucionet e sigurisë së vendit. 

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet në Kodin Penal, komisioneri europian demaskoi pushtetin

    Lajmi i rradhës

    Shkaku numër një i shtimit në peshë sipas dietogolëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë