Abdullahi: partitë e mëdha tentojnë të “heshtin” nismat e pavarura politike

    Elmedina Abdulahi – Më mirë për Tetovën / Fotografia: Nistori

    Partitë e mëdha tentojnë të shuajnë nismat e pavarura politike. Ndryshimet në kodin zgjedhor, të miratuara ditë më parë, rrisin pragun për pjesëmarrje në zgjedhje për të pavarurit. Këto ndryshime u bënë “heshturazi” nga partitë e mëdha LSDD, VMRO DPMNE dhe BDI kur u ndërhy në ligj që të mundësohet votimi me dokumente me emirin e vjetër të shtetit.

    Për këto ndryshime që kaluan pa debat kanë reaguar disa organizata në vend, të cilat thonë se ky veprim i parlamentit është në kundërshtim edhe me standardet zgjedhore ndërkombëtare por edhe ndikon në nivelin demokratik të vendit.

    Jana Bellçeva nga “Shansi për Qendrën” thotë se partitë e mëdha kanë rritur pragun nga 1000 nënshkrime në 1% të votuesve të regjistruar, me çka për të marrë pjesë në zgjedhje si i pavarur tani duhet rreth 3000 nënshkrime.

    Kurse Elmedina Abdullahi nga “Më mirë për Tetovën” për emisionin 200 thotë se bëhet fjalë për një vendim jodemokratik dhe se fakti që partitë kundërshtare kanë votuar ndryshimet ligjore për të rritur pragun për pjesëmarrje të të pavarurve tregon për fuqinë e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët në RMV: na pret fushatë e tensionuar

    Lajmi i rradhës

    LSDM-ja akuzon kreun e komunës së Ohrit për nepotizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë