Profesori universitar Avzi Mustafa vlerëson se pushteti dhe opozita shqiptare bën shumë zhurmë për Abetaren e unifikuar ndërkohë që përdorimi i saj nuk është zyrtar, por vetëm në bazë të vullnetit të mësimdhënësve. Mustafa tha se Abetarja e Unifikuar është një mjet didaktik shtesë për të plotësuar njohuritë e fëmijëve.
“Çdo tekst që botohet jashtë shtetit ka procedurë se si duhet ajo të përdoret në një shtet tjetër prandaj këtu nuk është bë ajo procedurë. Kjo është një didaktikë plotësues, një fletore pune siç janë edhe revistat dhe gazetat për fëmijë qoftë “Gëzimi”, “Fatosi”, “Ylberi”, “Alba” e të tjerë që nxënësit të mund ta përdorin për të plotësuar njohuritë por si tekst drejtpërdrejt në procesin mësimor nuk mund ta përdorim për arsye se për të përdor një tekst duhet të ketë aktvendimin e dhënë nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë. Unë mendoj se kjo është një fyerje ndaj arsimtarëve, nxënësve, profesionistëve dhe prindërve se edhe në Maqedoni përdoret Abetarja e unifikuar siç përdoret në Kosovë dhe Shqipëri, kjo nuk ka të bëj me këtë”, deklaroi Avzi Mustafa, profesor universitar. /Alsat/