Abush Islami u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët në degën e Tetovës

    Abush Islami/Fotografia: Faton Islami

    Abush Islami, dje është zgjedhur kryetar dege i Aleancës për Shqiptarët në Tetovë me shumicë votash

    Abush Islami, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore – Matematikë, Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon profesor në Gjimnazin e Tetovës, ndërsa në politik është aktiv për shumë vite me radhë. Anëtarë i LR-PDSh dhe më pas, Aleancës për Shqiotarët që nga themelimi, aktiv në struktura dhe organizimet e ndryshme partiake.

    Ndërkaq, Zudi Enuzi Koka u zgjodh kryetar i degës së ASH- së në Çair.

    Dega e Haraçinës mbajti Kuvendin në të cilën Skender Isufi u zgjodh Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Haraçinë, ndërkaq Izeir Memedi është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Butel.

    Ndërsa në Vrapçisht për kryetar dege u zgjodh Mr. Zulhajrat Demiri.
    Denis Aliti u zgjodh Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Zhelinë, ndërsa Muhsin Arifi në Saraj.

    Rexhail Mahmudi është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët dega Çuçer Sandevë, ndëra në Gazi Babë është zgjedhur kryetar dege Adnan Alija.

    Lajmi Paraprak

    Nga mesjava pritet të arrij vala e të nxehtit edhe në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    BDI zgjodhi kryetarët e degëve në 10 komuna | Faton Ahmeti në Tetovë, ndërsa Valdet Xhaferi në Gostivar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë