BDI zgjodhi kryetarët e degëve në 10 komuna | Faton Ahmeti në Tetovë, ndërsa Valdet Xhaferi në Gostivar

    Komisioni Zgjedhor Partiak pranë Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka realizuar procesin zgjedhor brenda partiak për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, anëtarëve të degëve, këshillave vendor dhe anëtarëve të këshillave vendor në 10 degë të BDI-së edhe atë në Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë, Vrapçisht, Tearcë, Çashkë, Studeniçan, Dollnen, Gostivar dhe Tetovë.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp ka folur mbi këtë proces zgjedhor e njëkohësisht ka bërë publik emrat e kryetarëve të zgjedhor në degët e lartëpërmendura.

    “Në këto zgjedhje në 10 degë të BDI-së janë regjistruar 10.423 anëtar prej të cilëve kanë votuar 75%. Janë zhvilluar zgjedhje sot në degën e Bogovinës, Bërvenicës, Zhelinës, Vrapçishtit, Tearcës, Çashkës, Studeniçanit, Dollnenit, Gostivarit dhe Tetovës.” – thekso Ali Ahmeti para medias..

    Pas regjistrimit, ka filluar fushata e të gjithë kandidatëve për dy javë dhe shpalosën programin e tyre. Bashkëpartiakë, andaj sot në ditën zgjedhore anëtarët në 10 degët tona me votën e tyre zgjodhën kryetarët e degëve si vijon:

    Bogovinë – Besnik Emshiu
    Bërvenicë – Arkin Jahiji
    Zhelinë – Emir Sulejmani
    Vrapçisht – Nebi Rexhepi
    Tearcë – Nuhi Neziri
    Çashkë – Nafi Durmishi
    Studeniçan – Ejup Abazi
    Dollnen – Xhemil Qamili
    Gostivar – Valdet Xhaferi
    Tetovë – Faton Ahmeti

    “Uroj të gjithë të zgjedhurit për kryetar dege, për anëtar dege, për kryetar të këshillave vendor dhe anëtar të këshillave vendor dhe komisionin zgjedhor për zbatimin e këtij procesi.” – shtoi Ahmeti.

    Ahmeti tha se dy dekadat e ardhshme i nisëm duke i prirë një procesi demokratik dhe ky proces nuk do të ndalet këtu por do të vijojë dhe në degët tjera duke e bërë BDI edhe më të fortë e më demokratike dhe më të përgjegjshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Abush Islami u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët në degën e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të keni me vete gjatë pushimeve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë