Ademi: “Bombat e opozitës”, tendencë për politikë ditore

    Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi i ftuar në “Rruga drejt’, bombat e opozitës i vlerësoi si tendencë për politikë ditore.

    Megjithatë shprehet se nuk ka asgjë kundër dhe se çdo parti opozitare nëse posedon prova dhe argumente të mjaftueshme, të njëjtat duhet t’i dorëzoj në organet kompetente dhe jo të bëj shou në media, përmes konferencave për shtyp.

    “Konferencat e opozitës unë i shoh si tendencë për protagonizëm ditorë. VMRO-DPMNE ka fituar mandat në pushtetin lokal me një numër të konsiderueshëm, të komunave të cilat tanimë i drejtojnë për të realizuar programet e jo për spektakle përpara televizioneve dhe se ato programe të cilat i kanë premtuar para qytetarëve kam dëgjuar se janë hequr nga platformat elektronike, kështu kam dëgjuar dhe kjo mund lehtësisht të verifikohet, e aq më tepër kur më duket si një kopje e zbejtë e atyre publikimeve të bombave të cilat i kemi pas më herët në skenën tonë politike…Megjithëse nuk kam asgjë kundër që partitë politike kur kanë indicie, kur kanë prova të caktuara të njëjtat ti procedojnë tek institucionet kompetente që të marrin epilog”, deklaroi Arbër Ademi, /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Cana: Numrat që i jep IShP nuk janë reale, realiteti është më i keq!

    Lajmi i rradhës

    “Me Bullgarinë jemi në proces të negociatave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë