Ademi: Çfarë mund të blejnë qytetarët e RMV-së me një pagë 18 mijë denarë?

    Rritja e çmimeve dhe paga të njëjta, është tema që u diskutua në ClickPlus. Vëmendja më e madhe u përqëndrua në arritjen e marrëveshjes mes Qeverisë dhe sindikatave për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.

    Por, në një situatë kur kemi rritje të çmimeve, çfarë vlere mund të ketë një pagë prej 18 mijë denarë, pyet ekonomisti Visar Ademi.

    “Me pagën minimale sa produkte mund të blej jashtë shtetit dhe për fat të keq tonin, ne, me këtë pagë minimale që e kemi, e pash nga Banka Botërore mund të blejmë 28%. Jemi kompanitë më të ulëta për konkurrueshmëri. Për fat të keq tonin, me këto para që i marrim ne mund të blejmë 28% të produkteve që i kemi në atë shportën konsumatore jashtë shtetit”, tha Ademi.

    Parë nga aspekti i sektorit privat, rritja e pagës është e padëshirueshme për pjesën e biznesit prodhues, pasi siç thotë Ademi, sipërmarrësit shpenzimin më të madh e shohin te pagat e punëtorëve.

    Si rezultat, ata aspak nuk investojnë në të njëjtit.

    “Prandaj sot shumë më lehtë e kanë të rinjtë të shkojnë në sektorin publik, të marrin një pagë dhe të rrinë në shtëpi, se sa të malltretohen dhe të shkojnë te sektori privat, të punojnë 6 ditë në javët, të marrin një pagë më të ulët, t’i qëndrojë në kokë vazhdimisht ndokush, të mos ketë produktivitet dhe të mos ketë zhvillim në aspekt personal”, tha Ademi më tej.

    Lajmi Paraprak

    Çelësi për disponim të mirë, hidratim i duhur

    Lajmi i rradhës

    Nga dita e sotme kushte të reja për hyrje në Holandë dhe Greqi për qytetarët e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë