Ademi ka dy ditë kohë që të japë dorëheqje, VMRO-DPMNE paralajmëron kallzim penal për dhunë

    Hedhja e filxhanëve dhe shisheve nga deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, është motiv që VMRO DPMNE-ja të kërkojë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane. Deputeti Antonio Milloshoski, tha se Ademit do t’i japin një ose dy ditë kohë që të japë dorëheqje, në të kundërtën paralajmëron kallëzim penal për dhunë.

    “Ai e sheh vetë, mund të mos ketë qenë në vetëdije në atë moment, por mund ta shohë sa e papërshtatshme ka qenë sjellja e tij, bërtitja, thyerja, hedhja dhe shkatërrimi i një inventari. Ajo duket se është gjithçka, përveç Komisionit për Çështje Evropiane… Mendoj se në sjelljen e tij, siç e shohim në video, ka elemente të një vepre penale– dhunë”, u shpreh Antonio Miloshoski, deputet i VMRO – DPMNE-së.

    Alsat kërkoi deklaratë nga Ademi, por ai nuk u përgjigj. VMRO-DPMNE kërkoi që deputetit t’i hiqet imuniteti. Ademi dje tha se i vjen keq për ngjarjen, por të gjithë fajin ia hodhi Milloshoskit, të cilin madje e akuzoi se është nën ndikimin e shërbimeve të huaja dhe rrezikon ardhmen evropiane të Maqedonisë. U kundërpërgjigj edhe Milloshoski.

    “Unë punoj për Republikën e Maqedonisë. Të gjitha akuzat e tjera i konsideroj si një defokusim të pasuksesshëm për dhunën që ishte turp për Maqedoninë…”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
    Gjatë incidentit me gotë u godit deputeti i Aleancës, Elmi Aziri. Ngjarja ndodhi në momentin që po caktohej rendi i ditës në komision, ku do të diskutohej për ndryshime ligjore, që do t’ua zgjatnin moshën e punës gjykatësve deri në moshën 67 vjeçe. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    KRrE: Rryma do të shtrenjtohet për 7.4 për qind

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Nuk do të lejojmë që qytetarët e Shkupit të mbeten pa ngrohje qendrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë