Ademi: VMRO-DPMNE-ja është dashur të harmonizoj me partitë tjera politike propozimin e saj

    Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi theksoi sot se VMRO-DPMNE-ja paraprakisht është dashur të harmonizoj me partitë tjera politike propozimin e saj rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Qeverinë. Ademi me këtë rast përkujtoi se në vitin 2015-2016 këto ndryshime janë miratuar me konsensus ndërmjet partive më të mëdha politike në vend.

    “Propozimin që e morëm sot, po e shqyrtojmë. Mendojmë se në periudhën e ardhshme, sepse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vitin 2024, do të kemi kohë të mjaftueshme që ta analizojmë”, deklaroi Arbër Ademi, BDI.

    Lajmi Paraprak

    Qarqet e Gjirokastrës dhe Korçës kanë një interes më të lartë ndaj punës se qarqet e tjera

    Lajmi i rradhës

    Kualifikimi historik i Kiana Kryeziut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë