Adoleshenti 16-vjeçar vetëvritet në ShBA, prindërit akuzojnë ChatGPT

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni, ku një adoleshent 16-vjeçar, Adam Raine, i ka dhënë fund jetës së tij.

    Prindërit e tij kanë ngritur një padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se platforma e inteligjencës artificiale ChatGPT ka luajtur një rol aktiv në vetëvrasjen e djalit të tyre.

    Sipas raportimit të NBC News, pas vdekjes së Adamit, prindërit zbuluan se ai kishte pasur dhjetëra biseda me ChatGPT-në, përfshirë diskutime të detajuara mbi mënyrat për të kryer vetëvrasje.

    Adam e kishte përdorur ChatGPT-në për të marrë ndihmë në mësime dhe si një mjet për të përballuar vetminë. Por me kalimin e kohës, thonë prindërit, bisedat kishin marrë një kthesë të rrezikshme, duke u përqendruar te temat depresive dhe vetëvrasja. ChatGPT, sipas padisë, nuk e kishte ndaluar bisedën dhe nuk kishte ndërhyrë, pavarësisht se Adam kishte shprehur qartë qëllimet e tij.

    Familja Raine ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të San Franciskos ndaj OpenAI dhe drejtorit të saj, Sam Altman. Në dokumentet ligjore, ata pretendojnë se kompania ka dështuar të vendosë masa mbrojtëse efektive për përdoruesit e mitur dhe se platforma kishte ofruar informacion potencialisht të rrezikshëm që ndikoi drejtpërdrejt në vendimin fatal të djalit të tyre.

    Babai i Adamit, Matt Raine, u shpreh “ai do të ishte ende me ne po të mos ishte për ChatGPT-në. Jam 100 për qind i bindur për këtë”.

    Sipas tij, platforma nuk i kishte ofruar asnjë ndihmë reale psikologjike dhe nuk kishte orientuar djalin drejt ndihmës profesionale, përkundrazi, kishte lehtësuar procesin.

    Në një deklaratë për mediat, OpenAI tha se është thellësisht i tronditur nga ngjarja dhe shpreh keqardhje për humbjen tragjike.

    Kompania shton se ChatGPT përmban disa mekanizma sigurie, si sugjerimi për të kontaktuar linjat e ndihmës, por pranon se ato mund të mos jenë gjithmonë të mjaftueshme në raste të rënda emocionale.

    Lajmi Paraprak

    Cilat vende e kanë njohur shtetësinë e Palestinës?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është “diarreja e udhëtarit” dhe si të rivendosni elektrolitet

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë