Aeroporti i Shkupit regjistroi rreth 2.9 milionë pasagjerë në 2023

    Aeroporti Nderkombëtar i Shkupit / Fotografia: Nistori

    Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit regjistroi afër 2.9 milionë pasagjerë, që e bën atë të pestin më të ngarkuar në rajon.

    Nga aeroportet e vendeve të rajonit, aeroporti i Beogradit ka pasur më së shumti pasagjerë në vitin 2023 me 7,95 milionë pasagjerë, i dyti është ai i Zagrebit me 3,72, në vendin e tretë është aeroporti i Prishtinës me 3,42 milionë. I katërti për nga numri i pasagjerëve është aeroporti i Splitit me 3.59 milionë pasagjerë, raporton faqja e specializuar e aviacionit “Exyuaviation”.

    Në vitin 2023, Shkupi për herë të parë kapërceu aeroportin tradicionalisht më të ngarkuar në Dubrovnik.

    Krahasuar me periudhën para Covid (2019), aeroporti i Beogradit regjistroi 1.8 milionë pasagjerë më shumë, Prishtina një milion dhe Shkupi 400 mijë pasagjerë shtesë.

    Vitin e kaluar, më së shumti pasagjerë kanë fluturuar me kompaninë ajrore “Wiz-Air” (5,9 milionë), që është 1,8 milionë më shumë krahasuar me vitin 2019.

    Lajmi Paraprak

    Me liberalizimin e vizave, nis përmirësimi i kushteve të punës në sektorin privat në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    FMN: Në çdo dekadë RMV-ja mund të përballet me përmbytje potencialisht kërcënuese për jetën e njerëzve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë