Afaristët në RMV presin të realizohen premtimet

    Mosndryshim të politikës tatimore, si dhe ndryshim i më shumë gjërave që pengojnë punën e përditshme të biznesit, fokus ndaj Legjislacionit të punës si dhe të zbatohet në mënyrë konsistente ajo që është rënë dakord me biznesin para zgjedhjeve, në mënyrë që kompanitë të mund të përshtatin funksionimin e tyre me kushtet e reja. Këto janë vetëm disa nga premtimet që afaristët presin të mbahen nga qeveria e re në 100 ditët e para të qeverisjes.

    Drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë, Antoni Peshev thotë se presin që politika tatimore të mos ndryshojë dhe nëse nuk lehtësohet politika tatimore atëherë të paktën të mbetet në nivelin që është. Njëherësh presin që të ndryshohen kushtet e punës për biznesin si futja e një lloj kufizimesh artificiale në fushën e punës të dielave, punës nga shtëpia, orar fleksibël të punës dhe punët duhet të vendosen në vend në pjesën që nuk parashikohen në Ligjin e Punës.

    “Një shtet si Maqedonia që ka nevojë për rritje të lartë ekonomike nuk mund të përballojë luksin e të punuarit shumë pak, punën në mënyrë joefikase, dhe fuqinë punëtore që nuk është e arsimuar. Pra, për ne sekreti është në kthimin e fokusit te një punonjës profesionist dhe efikas, i cili do të gjenerojë vlerë të shtuar, dhe do të ishte mirë të ishin teknologjitë e larta, sepse ato padyshim gjenerojnë vlerë të madhe të shtuar”, thotë Peshev.

    Ai shpreson se ajo që është premtuar nga partitë politike që do të formojnë qeverinë do të realizohet në praktikë edhe për sektorin real.

    Në takimet që Oda ekonomike ka pasur takime me krerët e partive më të mëdha, janë përsëritur kërkesat e tyre si llogaridhënia për çdo qindarkë të shpenzuar, realizim maksimal i investimeve kapitale pa rialokim të mjeteve të planifikuara, arritjen e një konsensusi të përgjithshëm për kthimin e shtetit ligjor, respektimin e mekanizmave të tregut, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e administratës.

    Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në takimet parazgjedhore ishte insistuar që koalicioni i ardhshëm qeveritar të marrë parasysh propozimin e OEMVP-së për rritje të pagës minimale në 30.000 den, dhe ulje të kontributeve në 32 për qind, duke qenë se jemi shteti me kontribute më të larta në rajon, dhe një masë e tillë është e domosdoshme për të mbajtur fuqinë punëtore në vend.

    Nga OEMVP është kërkuar edhe sjellja e mundësive më të mira për investitorët vendas, duke krahasuar mundësitë që kanë investitorët e huaj në vend , me qëllim rritja e kapaciteteve të bizneseve për tu parapërgatitur për tregun e madh evropian në rast të Euro integrimeve. Kërkohet edhe zgjidhja e statusit të Zonës së Vizbegut, e cila si zonë ka mbi 1 miliard euro investime, mirëpo afaristët e kësaj zone operojnë në kushte të mjerueshme….

    Lidhja e Odave ekonomike pret nga qeveria e ardhshme ndër të tjerash përskaj reformave të shumta si ato në administratën publike dhe investime të mëdha në infrastrukturë, zgjidhjen e problemeve të ndërmarrjeve publike, mundësimin e funksionimit normal të sektorit privat, pa procedura të panevojshme burokratike, digjitalizim dhe transformim të gjelbër. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Kaosi urbanistik në Tetovë, shqetësim për policinë

    Lajmi i rradhës

    Enët që nuk duhet t’i lani kurrë në pjatalarëse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë