Afati për subvencionimin e zejtarëve zgjatet deri më 15 gusht 2025

    Oda e Zejtarëve sot i informoi zejtarët se është vazhduar thirrja publike për subvencionimin e zejtarëve në Ministrinë e Ekonomisë. Nga oda ju bënë thirrje zejtarëve që ta shfrytëzojnë vazhdimin e thirrjes, që të aplikojnë.

    “I informojmë të gjithë të interesuarit se thirrja publike për subvencionimin e zejtarëve për vitin 2025, e publikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës më 5 qershor vazhdon deri më 15 gusht të këtij viti, në vend se deri 18 korrik, siç ishte paralajmëruar në fillim”, deklaroi kryetari i OZRMV, Agron Fazliji.

    Informacionet shtesë për vazhdimin do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

    “Zejtarët do të kenë mundësi të furnizojnë pajisje të re, të bëhen më konkurrues në treg, të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomive lokale”, deklaroi Fazliji.

    Lajmi Paraprak

    Administrata në RMV ‘rritet’ sa herë afrohen zgjedhjet

    Lajmi i rradhës

    U shitën dy apartamentet e konfiskuara të Gruevskit – emrat e blerësve mbeten sekret!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë