Afërsisht 500 fëmijë në Maqedoni janë sulmuar nga qentë endacakë

    Foto arkiv

    Brenda tre viteve, 3.660 qytetarë kanë qenë të sulmuar nga qentë endacakë, prej tyre 498 fëmijë. Këto të dhëna shqetësuese i publikoi Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, i cili mes tjerash tha se kohëve të fundit kompetentët kanë vërejtur rritjen e trendit të sulmeve nga qentë e rrugës.

    Sipas informacioneve të QMK-së, në vitin 2020, në territorin e RMV-së janë paraqitur 1.602 sulme të qenve endacak, në 2021 ishin shënuar 1.315 sulme, kurse deri muajin e kaluar të këtij viti janë denoncuar 1.283 sulme nga qentë endacak.

    Sipas QMK-së, shifrat e sulmeve me siguri janë shumë më të ëmdha, duke marrë parasysh faktin se një numër i madh i qytetarëve edhe pse janë sulmuar, rastin nuk e kanë denoncuar nëpër institucione kompetente.

    Lajmi Paraprak

    15 e fëmijëve shtatëvjeçar në Maqedoninë e Veriut janë obezë

    Lajmi i rradhës

    “Ju jeni despot” – “Zotëri Hitler” | Arsovska akuzon Sllaveskin për vjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë