Afganët druajnë se talibanët do t’ua ndalin qejfet, zbukurimin dhe muzikën (Video)

    Talibanët ndaluan dhjetëra aktivitete të rëndomta në Afganistan, gjatë udhëheqjes së tyre në vitet 1996-2001, përfshirë lëshimin e balonave, zbukurimin e flokëve, e madje edhe luajtjen e muzikës. Këto u lejuan prapë, pas largimit të tyre, por frika po rritet mes qytetarëve se ato prapë do të ndalohen, nëse islamikët ekstremistë kthehen në pushtet, përcjell Nistori.

    “Aktualisht, ne gratë, mund të rrimë bashkë. Ne mund të punojmë, të përdorim makijazh dhe të shkojmë lirshëm kudo që duam. Por nëse talibanët kthehen, lirinë që e kemi tani, nuk do ta kemi kurrë më”, shprehet Farida, mjeshtre e grimit.

    Kur talibanët ishin në pushtet 20 vjet më parë, ata kufizuan se çfarë mund të bënin gratë dhe i ndaluan sallonet e bukurisë.

    Përndryshe trupat amerikanë po largohen nga Afganistani, ndërsa grupi militant po zgjeron shtrirjen. Sikur Farida, po frikësohen edhe shumë të tjerë, valltarë, muzikantë, etj. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Ristovski: Nuk jam organizator i dhunës më “27 prill”, Prokuroria nuk ka prova

    Lajmi i rradhës

    Trashëgimia e Ratko Mladiçit dhe qasja e butë e Perëndimit ndaj kriminelëve të luftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë